LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Po tentojnë t’i bindin vendet e BE-së se Kosova ka nevojë për liberalizimin e vizave

Veseli: Po tentojnë t’i bindin vendet e BE-së se Kosova ka nevojë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po vlerëson se skepticizmi brenda BE-së në lidhje me krizën e refugjatëve dhe keqpërdorimin e liberalizimit, mund ta rrezikojë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Veseli në televizionin publik të Kosovës ka thënë se kjo do të ishte një padrejtësi për Kosovën.

“Mund të na vë në rrezik padrejtësisht liberalizimin e vizave, pse do të duhej të paguanim çmim përderisa ato vende që kanë këso probleme do të vazhdonin të lëviznin lirshëm. Jemi duke siguruar se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të thotë abuzim me lëvizjen e lirë”, ka thënë Veseli.


Sipas Veselit, këto probleme nëpër vendet e BE-së e kanë komplikuar situatën.

“Duhet ta pranojë faktin që brenda vetë spektrit të BE-së ka skepticizëm që është duke bartuar nga procesi zgjerimit, në të njëjtën kohë me këtë procesin e refugjatëve dhe keqpërdorimin në liberalizimin e vizave. Kjo ka krijuar situatë më të komplikuar, e cila dy vite më herët nuk do të ishte vërejtur”, thotë kryeparlamentari Veseli.

“Kjo ndërlidhet me vende si Gjeorgjia, Ukrania, por edhe Shqipëria e Maqedonia, që kanë qytetarë të shumtë që kërkojnë azil”, theksoi Veseli.

Kryeparlamentari gjithashtu foli edhe për vizitat nëpër vendet e BE-së.

Ai theksoi se po tentojnë t’i bindin vendet e BE-së se Kosova ka nevojë për liberalizimin e vizave.

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori