Pasi Akademia suedeze i anuloi planet e dhënies së Nobelit të Letërsisë këtë vit, një grup figurash të njohura në vend janë mbledhur bashkë për të krijuar një version alternativ të ceremonisë së çmimeve prestigjioze, në shenjë proteste ndaj skandalit që ka paralizuar këtë institucion.
Njoftimi i pezullimit u dha në muajin maj dhe ishte pasojë e akuzave për ngacmim seksual ndaj Jean-Claude Arnaultit, bashkëshorti i njërës prej anëtareve të jurisë, Katarina Frostenson.
Ngjarja shkaktoi një tërmet të vërtetë, duke sjellë një valë dorëheqjesh dhe shtyrjen e ceremonisë së sivjetshme. Por tani, më shumë se 100 shkrimtarë, aktorë, gazetarë e figura të tjera nga fusha e kulturës kanë krijuar një akademi të re, e cila do ta dorëzojë çmimin e saj këtë vjeshtë, duke respektuar kështu afatin e përhershëm të Nobelit.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thonë se vendosën ta hidhnin këtë hap me qëllimin që t’u rikujtojnë njerëzve se letërsia dhe kultura duhet të promovojnë demokracinë, transparencën, empatinë dhe respektin, pa asnjë privilegj, arrogancë apo gjurmë seksizmi.
“Në një kohë kur vlerat njerëzore po vihen çdo ditë e më shumë në dyshim, letërsia – theksohet aty, – bëhet një kundërforcë edhe më e rëndësishme në luftën kundër kulturës së heshtjes dhe nëpërkëmbjes”.
Akademia e re i ka ftuar të gjitha bibliotekat e Suedisë që të dërgojnë listat e tyre me autorët më të mirë, që duhet të kenë shkruar të paktën dy libra, një prej të cilëve të jetë botuar gjatë 10 viteve të fundit. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTurqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër
Fuqia e tulipanit
Jeta në komunizmin shqiptar
NJЁ QEN I QEPET DASHURISЁ
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Shkencëtari i madh mysliman i shekullit XI - el-Biruni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore