Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës në Holandë, ka zhvilluar takime të ndara me deputetë të Parlamentit holandez dhe deputetë të Parlamentit Evropian nga Holanda.
Në takim me deputetin holandez, Sybe Schaap, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar për bashkëpunimin ndërparlamentar mes Kosovës dhe Holandës.
Deputeti Schaap tha se Holanda mbështet integrimet evropiane të Kosovës, ndërsa tha se janë të gatshëm të japin edhe mbështetje nga përvoja holandeze në këtë proces.
Edhe në takim me eurodeputetët holandezë, Anne Mulder dhe Martijn J.F. van Helvert, Kryeparlamentari Veseli theksoi nevojën që ka Kosova për mbështetje sa më të madhe nga ana e vendeve të Bashkimit Evropian për proceset aktuale dhe ato që e presin në të ardhmen, si në procesin e liberalizimit të vizave dhe të integrimit evropian në përgjithësi, ashtu edhe në konsolidimin e mëtejmë të shtetësisë së saj në rrafshin ndërkombëtar.
“Unë sot pata disa takime me shumë rëndësi, të nivelit të lartë të Mbretërisë së Holandës, në parlament, me kolegë të cilët janë skeptikë, si në aspektin e zgjerimit, ashtu edhe të liberalizimit të vizave. Besoj që kemi pasur takime shumë të mira. Na pret një punë shumë intensive drejt lëvizjes së lirë, por ne nuk do të ndalemi në këtë përpjekje, pavarësisht sfidave, deri në arritjen e synimit tonë. Sfidat kanë të bëjnë kryesisht me çështjen e migrimit dhe euroskepticizmit brenda BE-së, faktorë këta të cilët nuk na vejnë në pozitën më të volitshme, por do të punojmë deri në fund. Mesazhi përkrahës për Kosovën dhe rrugëtimin euroatlantik është shumë i qartë. Ne në asnjë mënyrë nuk duhet të jemi skeptikë në rrugëtimin tonë drejt BE-së. Jemi perëndimorë, jemi evropianë. Njëkohësisht Evropa është duke kaluar sfidat e saj, të cilat nuk janë të lehta. Por jemi të vendosur të ndodhë liberalizimi dhe të vazhdojmë rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane”, tha kryeparlamentari Veseli.
Europarlamentarët holandezë, nga ana e tyre, shprehën interesimin për një varg zhvillimesh në Kosovë, ndërsa konfirmuan qëndrimet e tyre pro liberalizimit të vizave kur çështja të kaloj në Parlamentin Evropian.
“Ne jemi duke pritur vendimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovës. Nëse konfirmohet nga Komisioni Evropian që Kosova i ka përmbushur kriteret e parapara, atëherë Holanda do të ketë çasje të drejtë karshi këtij procesi”, tha eurodeputeti holandez Anne Mulder. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës