LAJMI I FUNDIT:

TIKA rinovon shkollën “Elena Gjika”

TIKA rinovon shkollën “Elena Gjika”

Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nënshkruan sot memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit të rinovimit dhe pajisjen me inventar të shkollës fillore “Elena Gjika”.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se do të rinovohet komplet e gjitha shkolla.


“‘Elena Gjika’ ka qenë në një gjendje të rëndë sa i përket gjendjes infrastrukturore. Kemi gjetur mbështetjen ta rinovojmë me Tikën. I nënshkruam dy marrëveshje e para për rinovimin dhe pajisjen me inventar të ri komplet shkollën. Punimet do të zhvillohen me procedura të përshpejtuara të agjencionit dhe synojmë që në shtator të hyjmë në shkollë të rinovuar”, tha ai.

Ndërsa, shefi i Zyrës Tika në Kosovë, Hasan Burak Ceran, shprehu besimin se rinovimi i shkollës do të bëhet me kohë.

“Sot këtu jeni duke nënshkruar një memorandum për shkollën ‘Elena Gjika’ dhe do të mundohemi që ta përfundojmë të gjithë shkollën. Në vitin 2016 i kemi rinovuar disa klasë dhe tani po nënshkruajmë për ta përfunduar të gjithë shkollën”, tha ai.

Ndryshe, më shumë se 50 për qind e rinovimit do të mbështetet nga Tika.

Në trend Lajme

Më shumë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Politikë
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Lajme
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Lajme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Kronika e Zezë
Kalo në kategori