LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati Policor shënon 12-vjetorin e themelimit

Inspektorati Policor shënon 12-vjetorin e themelimit

Inspektorati Policor i Kosovës ka shënuar sot 12 vjetorin e themelimit.

Ushtruesja e detyrës së kryeshefit të IPK-së, Miradie Kelmendi theksoi se Inspektorati Policor gjatë kësaj periudhe ka pasur një progres të vazhdueshëm të zhvillimit si mekanizëm i  kontrollit dhe mbikëqyrjes së Policisë së Kosovës, për të siguruar një polici të përgjegjshme, profesionale dhe demokratike.

“Krahas fuqizimit të kompetencave të organizatës në fushën e hetimit penal, nuk është ndalur edhe ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe sot ne jemi mbledhur këtu të falënderojmë të gjithë që kanë kontribuar drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të Inspektoratit Policor të Kosovës” , tha Kelmendi.


Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka shprehu gatishmërinë e MPB-së për përkrahjen e IPK-së.

“Si një organ i jashtëm mbikëqyrës për policinë, IPK do të përkrahet që në punën e saj të ketë profesionalizëm, integritet dhe pavarësi të plotë operative”, tha Zeka.

Përfaqësuesja e ICITAP-it amerikan, Kimberly Riffe, pranoi një mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm drejt fuqizimit të IPK-së.

Gjatë kësaj ceremonie mirënjohje u ndanë edhe për përfaqësuesit e misionit të OSBE-së dhe misionit të EULEX-it si dhe për një numër të punonjësve të IPK-së.