Teatri i rikonstruar shqiptar në Shkup do të fillojë prej tetorit të këtij viti
Deri në tetor të këtij viti do të prëfundohet pjesa e brendshme e Teatrit shqiptar në Shkup, i cili filloi të rikonstruohet nga viti 2014. Punët ndërtimore kanë përfunduar, ndërsa deri atëherë mbetet të rregullohet instalimi elektrik dhe të montohet teknologjia skenike dhe audiovizuale.
Këtë sot nga mbikëqyrja nga Instituti i ndërtimtarisë Maqedoni ia kumtuan ministrit të Kulturës, Asaf Ademit, i cili me rastin e përfundimit të punëve e vizitoi objektin.
Projektuese është Megaron-Inzhenering SHPK Shkup, ndërsa kryese në vitin e parë ishte Lamone Moreda nga Italia, ndërsa prej vitit 2015 – ndërmarrja italiane Shencia. Sipas kontratave nga dokumentacioni projektues për katër vitet e kaluara, rikonstruimi i objektit të vjetër dhe adaptimi në objekt të ri paraqet 9,1 milionë euro, diçka më shumë se një milion euro siç ishin planifikuar fillimisht.
“Fola edhe me kryesin, ndërkaq kam kënaqësinë që edhe nga mbikëqyrja e aktiviteteve ndërtimore dëgjova se në tetor objekti do të vihet në funksion”, deklaroi ministri Ademi pas vizitës në objekt.
Në pyetjen nëse do të ketë revizion të dokumentacionit për rikonstruimin e prolonguar, theksoi se tani për tani nuk është ndërmarrë, por nëse kompetentët në Minsitri vërejnë se ka nevojë, do të kërkojnë revizion, siç tha, ose nga Enti shtetëror për revizion ose nga trupi i pavarur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i Teatrit shqiptar në Shkup, Adem Karaga deklaroi se përfundon rrugëtimi i tyre i gjatë dhe se është i kënaqur që do të kthehen në përsëri në shtëpi.
“Më gëzon fakti që po bëhen fazat përfundimtare. Po punohet shumë dhe ne së shpejti do të jemi në shtëpi. Jeta jonë nomade teatrore nuk ishte e lehtë, por shpresoj se së shpejti do të përfundojë”, tha Karaga.
Objekti i cili ishte i njohur si Teatri i kombësive filloi të rikonstruohet para katër viteve e gjysmë, pas katër dekadave ekzistim i ndërtesës së vjetër. Deri atëherë, fillimi i vitit 2014, aty nën një kulm punonin ansamblet e Teatrit shqiptar dhe atij turk.
Pas rikonstruimit ky objekt do të jetë vetëm i Teatrit shqiptar në Shkup, i cili ka 82 të punësuar, prej të cilëve 35 janë aktorë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze