LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet importimi i dhenve, qumështit dhe mishit të tyre nga Bullgaria

Ndalohet importimi i dhenve, qumështit dhe mishit të tyre nga Bullgaria

Me qëllim që të ndalohet sëmundja “Murtaja” tek dhetnë dhe dhitë e cila që nga 22 qershori është vërtetuar në Bullgari, kurse është e pranishme edhe në Turqi, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka marrë vendim për ndalimin e importimit të tyre nga Bullgaria, të ripërtypësve, farën e tyre, mishin, prodhimet dhe përpunimet nga mishi, qumështin dhe prodhimet e qumështit, si dhe prodhimeve të tjera të deleve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) kumtoi se janë vendosur masa për reagim të shpejtë për menaxhim të suksesshëm për sëmundjen eventuale që mund të përçohet edhe në Maqedoni.

Murtaja për ripërtypësit (dhentë dhe dhitë) është sëmundje me virus e cila përhapet shpejt dhe ka pasoja ekonomike, por nuk ka rrezik për njerëzit. Simptomat e kësaj sëmundje janë: lëndime në gojë, dihare, probleme me frymëmarrjen, abortus te kafshët, dhe e vdekje e kafshëve. Sëmundja më shumë manifestohet te kafshët e reja, dhentë se sa tek dhitë.


Virusi përhapet përmes kontaktit direkt apo të afërt me kafshët.

Murtaja për ripërtypësit e ri është sëmundje e cila gjendet në Organizatën botërore për mbrojtje të kafshëve të cilën e kanë patjetër ta raportojnë.

AUV-ja apeloi deri tek të gjitha shoqatat e veterinarëve që të zmadhojnë nivelin e kujdesit dhe menjëherë të raportojë deri veterinarët zyrtar për ndonjë simptomë eventuale te kafshët. Agjencia apelon edhe tek mbikëqyrësit e dhenve dhe dhive, deri te shoqatat e veterinarëve dhe veterinarët zyrtar të raportojnë secilën kafshë të dyshuar me këtë sëmundje,të gjithë kafshëve t’ju pamundësohet lëvizja jashtë ku mbikëqyren ku nuk duhet të shpërndahen prodhimet e kafshëve, llomit të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori