LAJMI I FUNDIT:

Veseli vizitë zyrtare në Holandë 

Veseli vizitë zyrtare në Holandë 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e vizitave të tij nëpër vende të Bashkimit Evropian, në kuadër të procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka udhëtuar sot për në Holandë.

Gjatë vizitës zyrtare në Holandë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do të pritet në takim të posaçëm nga presidentja e Senatit holandez, Ankie Broekers-Knol.

Veseli do të diskutojë me homologen e tij holandeze për zhvillimet politike në Kosovë, për perspektivën evropiane dhe do të kërkojë në mënyrë të veçantë mbështetjen e Holandës në procesin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.


Gjatë vizitës, kreu i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë po ashtu takime të veçanta edhe me eurodeputetë holandezë, me deputetë të pozitës dhe opozitës në Holandë, me të cilët do të bisedojë për bashkëpunimin ndërshtetëror, për reformat e gjithanshme që ka shënuar Kosova dhe të ardhmen e saj evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori