Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli dhe U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Mentor Sylmeta nënshkruan të hënën marrëveshjen për shfrytëzimin e shërbimeve të Vala-s, marrëveshje kjo, e cila përveç të tjerash e shton numrin e konsumatorëve të rinj që i bashkohen operatorit Vala.
Të gjithë punonjësit e kësaj ministrie, duke përfshirë stafin dhe tërë administratën pa përjashtim, që nga dita e sotme do të kenë mundësinë e përfitimit nga ofertat dhe produktet e VALA-s, ashtu siç kanë përfituar deri më tash shumë institucione qeveritare, publike, biznese private dhe grupmosha qytetarësh, të cilët tashmë janë rikthyer ose kanë kaluar në Vala .
“Fakti që ne ofrojmë shërbimet më të mira dhe me çmimet më të lira, tregon se jo vetëm kjo Ministri sot, por shumë institucione shtetërore dhe pushtete lokale në të ardhmën do t’i bashkohen VALA-s, të bindur çdo ditë e më shumë në cilësinë e produkteve tona”, pohoi Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli.
Sipas tij, nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë jo vetëm që do t’ua lehtësojë komunikimin tërë personelit të saj, por ata do të përfitojnë më shumë thirrje dhe më shumë internet të shpejtë brenda një pakoje të përzgjedhur.
“Që nga sot stafi i Ministrisë sonë nuk do të kreditohet apo ngarkohet më me faturim të shpenzimeve personale për telefona mobil me tarifa të larta, por tash e tutje do të kenë një mundësi të mirë të përfitimit me çmime tejet të favorshme”, tha U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Mentor Sylmeta.
Telekomi i Kosovës, Vala edhe në të ardhmen do të synojë për të kthyer në familjen e vet institucione publike e shtetërore si dhe biznese e ndërmarrje private duke plotësuar në këtë mënyrë kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve për komunikim dhe internet sa më cilësor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit