Mirjana Markoviq, e veja e diktatorit famëkeq dhe kriminelit Sllobodan Millosheviqit, vetëm pak ditë më parë u dënua me një vit burg për shpërdorim detyre gjatë ndarjes së një apartamenti në Beograd.
Për kë dhe pse u caktua ky apartament, kjo është më pak e rëndësishme në këtë rrëfim, por është shumë më e rëndësishme që i gjithë procesi zgjati 15 vjet. Gjatë gjithë kësaj kohe, Mirjana jeton në një pjesë luksoze të Moskës, duke gëzuar azil politik. Në fakt, ajo iku nga Serbia pak para vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiq.
Herë pas here, ajo do të shfaqej në mediat serbe, më së shpeshti do të fliste për disa procese të montuara dhe të motivuara politikisht, por e gjithë kjo vepron nga një distancë e sigurt në Rusi.
Edhe kur banesa dhe toka e vajzave të saj u ofruan në një ankand publik për mos pagesën e borxheve, Mirjana nga Moska tha se ua morën banesën përmes mashtrimit. Kur publiku pyeste se si vajza e Millosheviqit, pa një përvojë pune serioze, zotëron banesa në vlerë qindra-mijëra euro, askush nuk ofroi sqarime konkrete, transmeton KP.
Kur media serbe pyeti se si e veja e Sllobodan Millosheviqit jeton me 620 dollarë në muaj, aq sa është pensioni i saj, miku i saj Dragan Antiq tha se ajo shpenzon paratë në mënyrë racionale dhe nuk del as në shopping.
“Mira është grua modeste. Çfarë mendoni ju, se asaj i nevojiten para për shopping? Këto janë të gjitha marrëzira”, thotë Antiq dhe shton se ajo madje nuk paguan as qiranë.
“Çfarë banese? Kjo nuk është shtëpia e saj. E kujt është? Për këtë pyetni Putinin”, tha ai.
Për këtë arsye, edhe sot janë aktuale akuzat se Millosheviqi me familjen e tij plaçkiti miliona të tërë gjatë sanksioneve ekonomike dhe luftërave të viteve 1990. Duke gjykuar nga informacionet në dispozicion të publikut, i biri i Millosheviqit, Marko ishte kryesori dhe përgjegjës për gjithë këtë.
Marko do të blinte legalisht sasi të mëdha cigaresh në Bullgari që do të bëheshin “në mënyrë magjike mobilie për eksport” kur hynin në Serbi dhe kështu zhduken midis dokumenteve. Cigaret më pas do të rishiteshin në tregun e zi dhe fitoheshin miliona të tërë.
Ish-shefi i doganave të Serbisë, Mihalj Kertes, në procese të stërzgjatura gjyqësore u dënua me tre vjet burg për dërgimin ilegal të parave jashtë vendit, ndërsa ai e mbrojti veten duke thënë se po blinin lëndë djegëse dhe pajisje për Serbinë, e cila në atë kohë ishte nën sanksione.
Kontrabanda e tillë ishte jashtëzakonisht e rrezikshme për të cilën të gjithë ishin të vetëdijshëm. Sidomos kur Radovan Stojiciq ‘Baxha’, një nga policët dhe kriminelët më të rrezikshëm të ish- Jugosllavisë, u vra në nën rrethana të paqarta në një restorant, ndërsa shërbeu si Ministër i Punëve të Brendshme. Ai njihej se ishte i lidhur mirë me elementë të ndryshëm kriminalë, dhe flitej se ishte një ‘specialist’ për kontrabandë të cigareve dhe kjo si një person me besimin më të madh të Millosheviqit.
Kur u pa se ishte vetëm çështje ditësh kur Zoran Xhinxhiq dhe Vojisllav Koshtunica do të largonin Millosheviqin, Sllobo dhe kompania e tij nisën të fshihnin gjurmët. Në prill të vitit 2000, u vra kreu i kompanisë jugosllave të transportit ajror Zhivorad Petroviq, i cili ishte përgjegjës për largimin e parave nga vendi, pasi ai mund të dëshmonte se Millosheviq kishte fshehur paratë nga kontrabanda. Vetëm pak muaj më vonë filluan protesta masive dhe diktatori serb humbi pushtetin.
Familja e tij po fshihet sot në të gjithë botën. Sipas mediave serbe, Marko po punon në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Nuk është e qartë për askënd ajo që ai po bën atje, por duket se nuk po i ecën keq.
Vajza Maria jeton në Mal të Zi dhe drejtësia e atjeshme e mbron nga ekstradimi në Serbi, nën akuzat se ka shtënë nga një revole gjatë arrestimit të babait të saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos