Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar lidhur me debatin, pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se nuk do të ketë vija të kuqe në dialogun për Marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vijat e kuqe do të duhej të vendoseshin më kohë ose më mirë të mos përmendeshin fare”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
“Rreth vijave të kuqe!
Ditëve të fundit disa po flasin për vija të kuqe! Ato do të duhej të vendoseshin më kohë ose më mirë të mos përmendeshin fare.
Pse?
Pasi në rend të parë duhet të definohen: çka janë vijat e kuqe? Ku fillojnë e ku mbarojnë ato?
Në rend të dytë: pse duhet të vendosen e kush i hoqi ato? Madje pse i hoqën?
Në rend të tretë: kush e merr vendimin për vendosjen e tyre? Institucioni a Individi ? Nëse institucioni cili institucion e merr atë vendim?
Në rend të katërtë: kush qëndron prapa atyre vijave? Dhe
Në rend të pestë: cilat do të jenë masat që duhet të përdorën nëse ato shkelen? Masat që duhet të merren a do të jenë politike, ligjore apo ushtarake?
Nëse nuk merren këto masa paraprake më mirë është të mos flitet për vija të kuqe. Le të rrinë ngjyra e portokallit ose e gjelbërta si edhe deri më tani?!
Kam përshtypjen se disa nuk e dinë çka janë vijat e kuqe, por kanë dëgjuar për to!
Shkurt:
Ata që ua hapën dyert derrave e dosave, sot donë të lajnë “… .. ….”!” (sic.), ka shkruar Krasniqi.
Deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se dialogu me Serbinë do të vazhdojë pa vija të kuqe ka nxitur reagime të ashpra nga ana e opozitës dhe e shoqërisë civile.
Përfaqësuesit e partive opozitare konsiderojnë se faza finale e dialogut nuk duhet në asnjë formë të vazhdojë pa vija të kuqe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!