Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se “për Serbinë do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë, ku sot nuk kemi asgjë.
Gjatë vizitës së tij në një fshat të Serbisë, Donji Banjani, siç raporton “Beta”, presidenti Vuçiq ka thënë se lidhur me dialogun e Brukselit e kritikojnë ata që kanë vendosur kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, kurse “sot do ta donin Shkodrën dhe Drenasin”.
Presidenti serb ka folur edhe lidhur me një letër që i ka dërguar presidentit rus, Vlladimir Putin, shefi i grupit parlamentar të partisë Serbia e Re, Slavisha Ristiq, përmes së cilës ai e akuzon Vuçiqin se po përgatitet të nënshkruajë marrëveshjen me Prishtinën, e cila do ta ndajë Kosovën nga Serbia, përcjell Telegrafi.
“Vladimir Putinit i dërgoi një letër njeriu që e ka vendosur kufirin, kurse ne do të themi ‘vijën administrative’ në Bërnjak, në komunën e tij në Zubin Potok. Ai dhe qeveria e tij e kanë vendosur kufirin në Jarinje dhe sot ata thonë: ‘Ne do ta donim edhe Shkodrën, por gjithsesi na jepni Drenasin’, dhe atëherë do të pyesni nëse kjo është reale”, tha Vuçiç.
Duke shtuar se qeveria e mëparshme, deri në vitin 2012, vendosi “vulën dhe dyllin mbi pavarësinë e Kosovës”, Vuçiç tha se qeveria aktuale është duke luftuar “që të marrim çfarë të mundemi për popullin dhe vendin e tonë”, përcjell Telegrafi.
“Nga e gjitha, që ata e humbën, nëse veç një metër e marrim, është fitore, sepse tani nuk kemi asgjë. Njerëzit duhet të kenë besim në udhëheqjen e tyre që punon gjatë tërë kohës në këtë çështje. Sot ne nuk jemi të përjashtuar tërësisht prej saj, kurse deri në vitin 2012 ata vetëm kanë pritur të vëmë nënshkrim në pavarësinë që i është dhënë Kosovës”, tha Vuçiç.
Ai vlerësoi se dialogu i brendshëm për Kosovën ishte “absolutisht i suksesshëm” dhe se kanë dëgjuar mendime të ndryshme, se kishte edhe fyerje, “por se kjo tregon se debati ishte i lirë dhe demokratik”.
Vuçiç tha se ka mendime të ndryshme nga ata që thonë: “pranojeni pavarësinë e Kosovës, mos bëni asgjë, kjo është një realitet”, por dhe ata që thonë: “mos shikoni asgjë nga realiteti, sepse ne duhet të jetojmë vetëm në qiell”.
“Lidhur me Kosovën do të kemi ende për të folur. Edhe shumë kemi për të folur me popullin. Shumica e njerëzve në Serbi janë të përgjegjshëm dhe racionalë dhe mendojnë për mbijetesën e Serbisë dhe të ardhmen e saj”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite