LAJMI I FUNDIT:

Kirurgu kinez duron dhimbjet e mëdha në bark, vetëm që ta përfundojë me sukses operacionin te një pacient (Video)

Kirurgu kinez duron dhimbjet e mëdha në bark, vetëm që ta përfundojë me sukses operacionin te një pacient (Video)

Një kirurg kinez kishte vendosur të duroj dhimbjet e mëdha dhe injeksionet kundër dhimbjeve, vetëm dhe vetëm që ta përfundojë operacionin që e kishte nisur te një pacient që vuante nga apendiksi.

Liang Fuqun nga pjesa lindore e Kinës, kishte marrë disa qetësues që ta përfundojë me sukses operacionin për të cilin ishte betuar që do qoj deri në fund, transmeton Telegrafi.

Liang ishte i vendosur që ta vazhdoj operacionin edhe pse kishte shumë dhimbje të mëdha, dhe kolegët e këshillonin që t’ia lë në dorë të tjerëve.


Por sipas tij pacientët janë shumë më të rëndësishëm, dhe se për asnjë moment nuk do të hiqte dorë.

Dhe për tu fokusuar në operacion, mjekët shihen në videon e mëposhtme duke i dhënë injeksione kundër dhimbjeve.

Veprimi i tij është duartrokitur nga miliona njerëz në mbarë botën, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, duke vënë në rend të parë jetën e pacientit.

Mediat kineze raportojnë se ai kishte kryer nëntë operacione pa as edhe një minutë pauzë, dhe kjo ka bërë që ai të lodhet shumë dhe të ndjej dhimbje në bark. /Telegrafi/