LAJMI I FUNDIT:

Konstadinov: Ivanovi ndalon emërimet e ambasadorëve duke i bërë dëm Maqedonisë

Konstadinov: Ivanovi ndalon emërimet e ambasadorëve duke i bërë dëm Maqedonisë

Përderisa Maqedonia përparon në integrimet euro atlantike, me politikë të jashtme të suksesshme, Gjorgje Ivanovi e ndalon zhvillimin e diplomacisë së Maqedonisë.

Për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme dhe jo serioze të Gjorgje Ivanovit, 20 ambasada të Maqedonisë mbarë botën ngelen pa ambasadorë.

Londra, Brukseli, Roma, Stokholmi, misionet pranë OSBE-së në New York, Zheneva dhe Viena janë disa nga konsullatat diplomatike që nuk kanë ambasdaor, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ky bllokim për mos emërimin e ambasadorëve është edhe një fakt se Ivanovi punon në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe i bën dëm Maqedonisë.

Kryetari i Shtetit vepron vetëm kur duhet të legalizohet kriminaliteti i 11 viteve qeverisje, të amnestojë kriminela, dhe të bllokoj reformat që janë në interes të qytetarëve dhe vendit, Ivanovi e bllokon të ardhmen e Maqedonisë

Për vetëm një vit Maqedonia bëri hapa të mëdhej. Nga “shtet të kapur” me politika reale qeverisëse e udhëhequr nga LSDM-ja, bashkërisht me qytetarët arritëm të kthehemi në rrugën e duhur, në rrugët euroatlantike.

Vendimi i BE-së që Maqedonia të fillojë bisedimet në qershor të vitit 2019 është vërtetim i kësaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori