Posta e Kosovës ka pranuar sot nga Posta Turke një donacion prej 10 motoçikletave, në vlerë 18 mijë dollarë.
Me ketë rast është organizuar një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë një delegacion i Postës Turke i udhëhequr nga zëvendësdrejtori Osman Çetinkaya, ambasadorja turke Kivilcim Kiliç, zëvendësministri i MZHE-së Usmen Baldzi si dhe zyrtarë tjerë nga të dy administratat postare.
Kryeshefi i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha ka shprehur falënderim për këtë donacion që është rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë disavjeçar dhe marrëveshjeve të lidhura për fusha të ndryshme bashkëpunimi.
“Ky donacion do të ndikoj direkt që shërbimi ynë postar të kryhet me efikasitet edhe më të madh si dhe në përmirësimin e kushteve të punës për postierët tanë, që është prioriteti ynë i vazhdueshëm”, ka thënë ai.
Kryeshefi Hoxha ka theksuar se bashkëpunimi i Postës së Kosovës me Postën Turke dhe administratat postare të vendeve të tjera do të zhvillohet dhe zgjerohet edhe më tej.
Zëvendësdrejtori i Postës Turke, Osman Çetinkaya u shprehi mirënjohje menaxhmentit të PK-së për pritjen madhështore me organizim ceremonial me rastin e përurimit të motoçikletave, ndërsa u shpreh i gatshëm që të vazhdoi edhe në të ardhmen me projekte të ndryshme ta mbështes Postën e Kosovës.
Zëvendësministri i MZHE-së, Usmen Baldzi i uroj për bashkëpunim të dy postave shtetërore, të Kosovës dhe asaj të Turqisë, si dhe u shpreh i kënaqur për këtë donacion.
Ambasadorja turke në Republikën e Kosovës, Kivilcim Kiliç, tha se ndjehet shumë e lumtur që të dy vendet tona, Turqia dhe Kosova kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndër vete, ndërsa uroi për bashkëpunimin e dy administrative postare të të dyja vendeve për shkëmbimin professional për shërbime cilësore për qytetarët. Ajo uroi Postën e Kosovës për donacionin që e mori nga Posta Turke, si dhe u shpreh optimiste për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur