Iniciativa e Pavarur e të Verbërve ka filluar grevën e urisë për shkak të, siç thonë përfaqësuesit e saj, mosreflektimit ndaj kërkesave të tyre nga institucionet shtetërore. Grevistët kanë kërkuar respektim të Ligjit për të Verbrit, punësim, si dhe që librezat e verbërisë të jepen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Përfaqësuesi i grevistëve, Halil Kurmehaj ka bërë të ditur se para fillimit të grevës janë thirrur në takim nga zyra e kryeministrit, por që sipas tij nuk kanë marrë ndonjë zgjidhje konkrete të situatës.
“Na ka zënë pa përgatitur takimi i sotëm që e kishim me zyrën e kryeministrit, aty ishte edhe këshilltari i kryeministrit z. Lluka ku ata u zotuan që kanë me na mbështet megjithatë nuk dhanë ndonjë zgjidhje konkrete të situatës. Prandaj, ne sot po dalim në rrugë dhe siç po e shihni shumë prej të verbërve kanë dal me shoqëruesit e tyre, shumë prej tyre nuk kanë edhe shoqërues. Kështu një mesazh ndoshta për institucionet e Kosovës me ju thënë bravo ju qoftë që po dini me i qitë në rrugë kështu”, tha Kurmehaj.
“Kërkesat tona janë të shumta dhe të gjitha këto kërkesa janë të bazuara në ligj. Është çështja e punësimit që është çështja më kruciale ku shumica prej nesh kemi kryer edhe studimet themelore dhe të nivelit Master. Kërkesat tona janë punësim sipas ligjeve në fuqi, po ashtu ne po kërkojmë edhe një stabilitet sa i përket çështjes së edukimit dhe arsimimit duke krijuar kushtet adekuate për shkollim dhe arsimim. Jo vetëm për të shkuar në shkollë publike, përfshi edhe universitetet publike pa pasur edhe një kusht të vetëm për të studiuar”, tha ai.
Po ashtu, ai bëri të ditur se si Iniciativë kanë pasur takime të shumta me institucione të Kosovës ku kanë adresuar kërkesat e tyre, por që ai tha se Qeveria nuk i ka marrë parasysh.
Kjo Iniciativë e Pavarur e të Verbërve kërkon që librezat e verbërisë të jepen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e jo nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës. Ku për këtë të fundit Kurmehaj ka thënë se nuk i kanë mbështetur asnjëherë.
“Jo ne nuk kemi përkrahjen e tyre, ne i kemi ftuar vazhdimisht dhe sot i ftojmë të na bashkëngjiten. Ne nuk kemi asnjë telashe me ta po ndoshta ata i kanë zgjidhur problemet e tyre dhe nuk mund të bëjnë një veprim të tillë. Më lejoni të përmend edhe një fakt tjetër për shkak se ne jemi duke sulmuar edhe çështjen e librezave të verbërisë ku aktualisht i lëshon Shoqata e të Verbërve të Kosovës ku i merr për një vit në vlerë prej 24 eurove dhe aty bëhen me mijëra euro dhe ata nuk kanë ndonjë interes që të kërkojnë zbatimin e ligjit”, tha ai.
Punësim për më shumë se 32 vite ka kërkuar Bajram Gashi nga ky komunitet, por i cili thotë se asnjëherë nuk ka mundur të punësohet.
E kërkesë e tij tashmë është që të paktën gjeneratat e reja të kenë mundësi për t’u punësuar.
“Kam përfunduar shkollimin e mesëm, kam qenë nga 86-ta po për fat të keq nuk më është dhënë mundësia me u punësua. Viti i 32-të që po pres, tash edhe me thënë me u punësua nuk më merr askush… Kërkesat janë punësimi i gjeneratës së re, gjeneratës që nga 99 e tutje që kanë diplomuar nëpër Universitetet e Kosovës”, tha Gashi.
Fillimisht është thënë që greva e urisë do të zgjasë 24 orë, por që sot kur ka filluar greva përfaqësuesit e Iniciativës shprehen se nuk do të ndalen së kërkuari përmbushjen e kërkesave të tyre. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën