LAJMI I FUNDIT:

Biznesmeni ofron 3 mijë euro shpërblim, për personin që zgjidh misterin e veprës artistike në shkretëtirën e Australisë (Foto/Video)

Biznesmeni ofron 3 mijë euro shpërblim, për personin që zgjidh misterin e veprës artistike në shkretëtirën e Australisë (Foto/Video)

Biznesmeni dhe filantropi Dick Smith ka ofruar një shpërblim prej 5 mijë dollarë australianë (rreth 3,100), për personin që arrin ta zgjidh një nga misteret më të mëdha në Australi.

Njëzet vite pasi piloti i parë vërejti “Burrin nga Maree” – geoglifi misterioz i bërë në shkretëtirën në Australi, prejardhja e saj dhe njerëzit që e kanë bërë nuk dihen, transmeton Telegrafi.


Vepra artistike e gjatë rreth 4 kilometra është realizuar në një shkretëtirë në Australinë e Jugut, në juglindje të liqeni Eyer. Në botë njihet si geoglifi i dytë më i madhi në botë.

Njerëzit nga e mbarë bota për kohë të gjatë kanë kërkuar shpjegim për burimin e kësaj vepre artistike. Për herë të parë ishte zbuluar në vitin 1998, dhe përkundër shumë tentimeve askush deri më tani nuk ka mundur të konstatojë se kush e ka krijuar dhe cila është domethënia.

Tani, filantropi Dick Smith ka vendosur të ofroj një shumë të majme si shpërblim për atë që arrin ta zbuloj prejardhjen e kësaj vepre artistike të realizuar mbi tokën e kuqe.

Smith beson se vepra artistike është bazuar në statujën e lashtë të Zeusit,  dhe nuk dyshon që ka qenë një punë e shtrenjtë që ka kërkuar mund dhe dije.

“Pas dy viteve debate me njerëz të ndryshëm, asnjëri prej tyre nuk kanë qenë në gjendje të më tregojnë të vërtetën. Besoj se atë e kanë bërë një grup njerëzish. Disa persona nga Universiteti apo Qeveria kanë thënë: ‘hajde të testojmë këtë softuer, le të shkojmë të bëjmë diçka në shkretëtirë'”, ka deklaruar Smith. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kalo në kategori