LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Mali i Zi

Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Mali i Zi

Duke filluar nga ora 11:00 sot në Prishtinë organizohet Forumi Ekonomik në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në këtë Forum Ekonomik të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Malit të Zi do të jenë prezent afër 28 kompani të sektorëve të ndryshme malazeze, po ashtu nga instancat shtetërore Doganat dhe Administrata tatimore, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Financave të Malit të Zi si dhe përfaqësues të agjensionit për promovim të investimeve nga ky shtet.

Po ashtu nga pala Kosovare do të jenë të pranishëm biznesmen vendor të shumtë të interesuar për bashkëpunim ekonomik dhe biznesor si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme kosovare dhe agjencioneve relevante.


Vlen të theksohet se me Malin e Zi do të bisedohet edhe për eliminim të barrierave të ndryshme e në veçanti për taksën rrugore si dhe fakti tjetër që Kosova me këtë vend ka bilanc pozitiv tregtar. /Telegrafi/