LAJMI I FUNDIT:

Gëzim Kelmendi bën shqiponjën në emision televiziv (Video)

Gëzim Kelmendi bën shqiponjën në emision televiziv (Video)

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka folur edhe për ndeshjen e futbollit ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë.

Kelmendi, në një emision televiziv, nuk ka ngurruar edhe ta bëjë simbolin e shqiponjës, duke thënë seajo na identifikon neve si shqiptarë.


“Shenja e shqiponjës na identifikon neve si shqiptarë”, ka deklaruar ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Ish-deputeti Kelmendi  ka thënë se ne shqiptarët patëm dy gëzime në një periudhë të shkurtër.

“Ne shqiptarët i patëm dy gëzime në kohë të shkurtër, fitorja e Zvicrës dhe fitorja e Erdoganit, aleatit tonë strategjik”, tha Kelmendi, përcjell Telegrafi.

Sipas tij me këtë fitore të shqiptarëve në Rusi, kampionati ka përfunduar.

“Xhaka dhe Shaqiri i kanë dhënë një jehonë të madhe këtij kampionati, dhe për mua ka përfunduar Kampionati Botëror”, ka përfunduar Kelmendi./Telegrafi/