LAJMI I FUNDIT:

Djali i Sheshelit provokon kryeministrin kroat, ky i fundit i përgjigjet ashpër: Jeni shembulli më i mirë i thënies se “molla bie nën mollë”

Djali i Sheshelit provokon kryeministrin kroat, ky i fundit i përgjigjet ashpër: Jeni shembulli më i mirë i thënies se “molla bie nën mollë”

Një përfaqësues i Partisë Radikale Serbe, Aleksandar Sheshel, i biri i të dënuarit për krime lufte Vojislav Sheshel, u përpoq të martën për të debatuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke provokuar kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq.

Megjithatë, siç raportojmë mediat kroate, përcjell Telegrafi, kryeministri kroat i është përgjigjur ashpër, duke thënë se po përfaqëson vazhdimësinë e politikës kriminale, dhe se është “një shembull i gjallë i thënies se molla bie nën mollë”.

“Sa kuptoj unë, Këshilli i Evropës ka luftuar për demokraci dhe sundimin e ligjit. Para është nesh kemi një njeri që po glorifikon kampin e përqendrimit të Jasenovacit tër 700,000 serbëve, hebrenjve dhe romëve, dhe i cili i trajton serbët si qytetarë të rendit të dytë”, citohet të ketë thënë Sheshel.


Ndërkaq, siç thuhet më tej, kryeministri Plenkovic, i cili mbajti një fjalim dhe mori pjesë në debatin në Asamblenë Parlamentare, i është përgjigjur ashpër Sheshelit, duke numëruar faktet në lidhje me programin dhe statutin e partisë të cilës ai i takon dhe e cila u themelua nga i ati i tij, Vojisllav Sheshel.

“Sa për komentet e Sheshelit, unë mendoj se ai është një shembull i gjallë i thënies së molla nuk bie larg nga pema. Ju përfaqësoni partinë politike, programi dhe statuti i së cilës – të cilën gjë edhe ky Parlament duhet ta dijë – promovon programin “Serbia e Madhe”, që do të përfshinte territorin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kroacisë”, tha Plenkoviq, përgjigja e të cilit sipas mediave kroate u prit me duartrokitje delegatëve të pranishëm nga parlamentet e Këshillit të Evropës.

“Kjo është pikërisht ajo që bëri babai juaj dhe për të cilën ai u dënua si kriminel lufte në Hagë, edhe pse ju nuk duhet të jeni përgjegjës për veprimet e të atit. Kishim tragjedinë e viteve ’90 për shkak të një politike të tillë. Për shkak të politikës së Sllobodan Millosheviqit, ka vuajtur vendi im – 15 mijë të vdekur dhe 37 miliardë dollarë dëme të luftës”, ka thënë ndër tjerash Plenkoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori