Marihuana mbetet substanca më e kërkuar nga të rinjtë. Brenda një periudhe tetë mujore Policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të marihuanës brenda objekteve shkollore.
Janë nxënësit përdoruesit më të mëdhenj të drogave dhe ata të moshës nën 16 vjeç. Vetëm brenda tetë muajsh janë arrestuar 152 nxënës të shkollave të mesme në tërë vendin.
Policia në këto aksione që ka ndërmarrë në shkolla dhe në afërsi të tyre ka konfiskuar edhe një sasi të konsiderueshme të drogës.
“Gjatë kësaj periudhe gjithsej janë konfiskuar 63 gramë marihuanë brenda objektit, 97 gramë marihuanë në oborr të shkollës dhe 4 kilogramë e 50 gramë marihuanë ne afërsi të shkollave. Në kuadër të planit operativ ( lokacione tjera) dhe në perimetrin e sigurisë 350 metra por që nuk kanë të bëjnë me shkollat janë konfiskuar, 12 kilogramë e 230 gramë marihuanë, 24 kilogramë 775 gramë mariuhanë në kuadër të Planit Operativ”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për KosovaPress.
Ajo që mbetet shqetësuese është mosha e përdoruesve të këtyre drogave që kryesisht janë të rinj.
Safet Blakaj, udhëheq në Qendrën Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, e cila merret me rehabilitimin e përdoruesve të narkotikëve.
Sipas tij, vitin e fundit mosha mesatare e përdoruesve të narkotikëve ka rënë në 16 vjet për dallim që para disa vitesh ka qenë 21 vjeç.
“Ne e kemi përcjellë gjatë viteve se sa po bie apo po rritet mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave. Kohët e fundit, pra vitin e fundit ajo moshë ka rënë dukshëm pra 16.2 vjeç, që do të thotë se kjo është mosha mesatare kur fillojnë përdorimin e drogës klientët të cilët paraqiten në qendrën tonë e që kërkojnë trajtim ose ndonjë lloj ndihme tjetër. Nëse këtë shifër e krahasojmë me vitin 2007 është shumë një ndryshim i madh ose rënie e madhe e moshës së fillimit të përdorimit të drogave, për shembull në atë vit ka qenë diku 21 vjeç, kjo është një rënie e madhe. Pra, mund të them që ka rënë dukshëm dhe mendoj që përfundimisht ma nuk ka ku të bie më shumë. Natyrisht ka edhe raste të cilat janë edhe 12 vjeç edhe pse janë raste të rralla”, tha Blakaj për KosovaPress.
Ai tregon edhe për lloje të substancave narkotike që përdoren më shumë nga të rinjtë.
Sipas tij, ka rënie të përdorimit të heroinës, duke e cilësuar këtë si diçka të mirë, ndërkohë që thotë se është brengosëse rritja e përdorimit të kokainës, veçmas në kryeqytet.
“Është e stër-tepruar përdorimi i marihuanës, posaçërisht tek të rinjtë ose tek ata nën moshë që ne i quajmë nën 18 vjet, kjo është tepër shumë dhe kjo na bënë të ndihemi të shqetësuar…. Në kuadër të këtyre drogave është edhe kokaina që tashmë këto dy vitet e fundit është duke u përdorur shumë e posaçërisht këtu në kryeqytet dhe ka një rritje të numrit të tyre që paraqiten për trajtim. Natyrisht se ata që përdorin kokainë shumë rrallë paraqiten për trajtim, sepse mendojnë që nuk kanë probleme. Mirëpo, disa prej tyre kur fillojnë ta bëjnë këtë për çdo ditë atëherë sigurisht që kanë problem. Droga të tjera janë edhe droga të cilat tek ne janë të reja, le të themi që është goxha e përdorshme këtu, posaçërisht në kryeqytet”, tha Blakaj.
Për përmirësimin e gjendjes Blakaj rekomandon që institucionet e vendit të punojnë më shumë me programe parandaluese.
Dukuri shqetësuese përdorimin e drogës nga të rinjtë e konsideron edhe Avokati i Popullit.
Zëvendësja Avokatit të Popullit, Edona Hajrullahu, ka thënë se në raportin që ata e kanë publikuar flitet edhe për moshë më të re se 16 vjeç, kur të rinjtë fillojnë përdorimin e substancave narkotike.
“Rekomandimet kanë qenë kryesisht që të ofrohen shërbime më cilësore jo vetëm për personat përdorues të substancave narkotike, po edhe të vetë familjarëve të cilët kanë fëmijë që janë viktima të përdorimit të substancave narkotike…. Arsyeja se pse ne e konsiderojmë ne që ky fenomen ka filluar të bëhet shqetësues është vetë fakti që mosha mesatare e përdoruesve të drogës nga viti 2017 ku mosha mesatare ka qenë diku tek 21 vjeç, tashmë mosha mesatare është 16 vjeç. Do të thotë neve kemi raste të fëmijëve të cilët do të thotë fillojnë përdorimin e substancave narkotike që me 12 vjeç”, tha ajo.
Edhe institucionet e Kosovës kanë shprehur gatishmëri për të parandaluar këtë dukuri negative.
Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësuesit kryesor të institucionet e sigurisë duke kërkuar angazhim shtesë për luftimin e narkotikëve në shkolla.
Haradinaj është shprehur i përkushtuar që të rrisin luftën kundër dukurive negative, me theks të veçantë luftën kundër narkotikëve në shkolla dhe afër tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj