Ka përfunduar edicioni i parë i Shkollës së Diasporës në Kosovë, i cili ka përfshirë rreth 730 përfitues direkt dhe ka krijuar mundësi punësimi sezonal për rreth 30 persona.
Në Prizren është mbajtur ceremonia përmbyllëse e Shkollës së Diasporës në Kosovë (SHDK), e cila kishte për qëllim prezantimin e rezultateve, arritjeve dhe sfidave të këtij programi gjatë implementimit të edicionit të parë.
Ceremonia përmbyllëse e Shkollës së Diasporës në Kosovë ka sjell për herë të parë në prani të më shumë se 70 pjesëmarrësve në Kino Lumbardh filmin dokumentar ‘Ndryshimtarët’, film ky i realizuar në kuadër të Shkollës së Diasporës në Kosovë.
SHDK për herë të parë ka mbledhur profesionistë të rinj nga Diaspora, Kosova dhe Rajoni në një model unik dhe multidiciplinar në adresim të sfidave lokale deri te ofrimi i zgjidhjeve kreative. Qëllimi kryesor i këtij programi inovativ është që të krijohen iniciativa të cilat bazohen në nevojat lokale të komunitetit, dhe të ofrohen zgjidhje sa më efektive për komunitetin.
Ideja bazë e këtij programi ka qenë dhe vazhdon të mbetet që kjo iniciativë të shërbejë si model për të avancuar më mirë bashkëpunimin që projektet dhe idetë e ardhshme të shfrytëzojnë potencialin e diasporës, investimet dhe nismat e mundshme me partnerët vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.
Gjatë implementimit të këtij programi i cili ka filluar në tetor të vitit 2017, sipas rezultateve të prezantuara janë përfshirë rreth 730 përfitues direkt në aktivitetet e ndryshme, janë realizuar rreth 26 ngjarje duke përfshirë: trajnime, punëtori, marsh vetëdijësues, konferenca dhe fokus grupe, janë mbajtur rreth 24 takime virtuale punuese mes pjesëmarrësve të diasporës, rajonit dhe Kosovës, si dhe mbi 200 takime koordinuese mes organizatës Germin, bashkëpunëtorëve institucional, iniciativave fituese, mediave dhe shoqërisë civile.
Gjithashtu janë krijuar mundësi për punësim dhe internship sezonal për rreth 30 të rinj.
Programi është implementuar nga Germin dhe është mbështetur financiarisht nga programi Youth, Emlpyment and Skills-YES, në kuadër të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – GIZ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProjekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri