LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentin e masakrojnë në mes të rrugës me hanxharë, banda dominikane i kërkon falje familjes: Nuk është dashur të jetë ai (Video, +18)

Adoleshentin e masakrojnë në mes të rrugës me hanxharë, banda dominikane i kërkon falje familjes: Nuk është dashur të jetë ai (Video, +18)

Lesandro Guzman-Feliz, 15-vjeç, ka humbur jetën në mënyrën më brutale të mundshme, kur sulmuesit e nxorën me dhunë nga një market në Bronx dhe e masakruan me hanxharë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai në fakt ishte personi i gabuar që është sulmuar, pasi është gjendur në vendin dhe momentin e gabuar, ka njoftuar policia e New Yorkut, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një bandë adoleshentësh sulmojnë brutalisht para një marketi në New York.

I riu të cilin miqtë e thërrisnin Junior, ka arritur disi të shkojë te spitali më i afërt me lëndime të rënda në qafë nga ku i rridhte gjak, por para dyerve të spitalit ishte rrëzuar pa vetëdije dhe më vonë kishte dhënë frymën e fundit.

Pjesëtarët e bandës së rrezikshme i kanë kërkuar falje familjes së viktimës në rrjetet sociale, duke i njoftuar se ishte vrarë gabimisht.

Derek Grulon, 19-vjeç, nipi i viktimës, ka pranuar disa mesazhe nga personat që pretendojnë se janë pjesë e bandës famëkeqe dominikane Trinitarios, përfshirë edhe një video në Snapchat që zgjatë dy minuta, ku njëri prej tyre dëgjohet duke thënë: “Më vjen keq. E di se kjo kërkimfalje nuk ka ndonjë rëndësi për ju. Nuk është dashur të jetë ai”.

Grulon gjithashtu pretendon se është informuar se personat përgjegjës për këtë vrasje do të përjashtohen nga banda famëkeqe.

Policia e New Yorkut ka njoftuar se sulmi brutal sipas gjitha gjasave ka të bëjë me publikimin e një video në Facebook, ku shihen persona duke bërë seks.

Ata janë duke hetuar rastin dhe mundësinë nëse banda e kishin ngatërruar Juniorin me një djalë që i ngjante shumë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori