Braktisja e fëmijëve në Kosovë ka shënuar një rënie të lehtë. Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti janë braktisur pesë foshnje. Megjithatë, kërkohet që të punohet më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.
Në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë bëjnë të ditur se arsyet që nënat e reja braktisin fëmijët që nga lindja, janë kushtet e rënda sociale dhe mospranimi i fëmijës nga babai, pasi që lidhjet e tyre në të shumtën e rasteve janë jashtë martesore.
Ndërsa vendet më të përshtatshme për braktisjen e foshnjave, mbeten ambientet e spitalit.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Klinikën e Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ka thënë për KosovaPress, se përkundër rënies që është shënuar, Klinika e Neonatologjisë vazhdon të ketë mungesë të infermierëve, pasi që kujdesi për foshnja do shumë përkushtim dhe angazhim.
“Për këtë 6 mujor, flas për këta 5 muajt e kaluar, është fat i mirë që kemi një numër në rënie të foshnjave të braktisura në krahasim me vitin e kaluar. Numri deri më tani është 5 foshnja që janë në Klinikën e Neonatologjisë. 4 janë raste sociale që kalojnë pranë Departamentit të Mirëqenies Sociale, ndërsa një në bashkëpunim me punëtorët social është kthyer në familje dhe kujdeset familja për të”, tha Gojnovci.
Ai theksoi se Klinika e Neonatologjisë përkujdeset 28 ditë për foshnjat e braktisura, të cilat pastaj kalojnë nën përkujdesjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht departamentit të Mirëqenies Sociale.
“Informatat i marrim në sallën e lindjes apo foshnjat që gjenden në teren, në hapësirat ku ato i lënë dhe gjenden nga ndonjë kalimtar rasti. Në këtë rast informohet punëtori social që është 24 orë kujdestar, policia dhe bashkë me policinë edhe ne i bëjmë ekzaminimet e duhura ku kujdesemi 28 ditë. Zakonisht marrim informata gjatë procesit të lindjes, që ai është një fëmijë i padëshirueshëm, që nëna dëshiron ta braktisë. Pastaj informohen punëtori social, merr deklaratën që dëshiron apo nuk dëshiron nëna që ta braktisë atë foshnje”, tha Gojnovci.
Udhëheqësja e UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko – Nimani, ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me shtatzënitë e padëshiruara.
Nimani thotë se shpeshherë në mungesë të informatave ka edhe shtatzëni të adoleshenteve.
“Për fat të keq kjo është rezultat i shtatzënive të paplanifikuara apo të padëshiruara. Dhe zakonisht një shtatzëni e tillë vjen si rezultat i mungesës së informimit për shëndetin riprodhues, për planifikimin familjar, për mjetet kontraceptive dhe qasje në mjete kontraceptive, të cilat këto gra nuk i kanë pas dhe për këtë arsye ka ardhur deri tek një shtatzëni e padëshirueshme. Dhe si pasojë kemi qoftë abortin apo edhe lënien e këtyre foshnjave”, tha Mujko-Nimani.
Klevis Vaqari, menaxhere e programit në Rrjetin e organizatave që merren me mbrojtjen e fëmijëve (KOMF), ka folur për problemet që paraqiten në mungesë financimi për strehimoret për fëmijët e braktisur.
Sipas saj, cilësia e shërbimeve për këta fëmijë shkon paralel me investimet. Teksa shtoi se një mbështetje e qëndrueshme siguron edhe staf të kualifikuar.
“Cilësia e atyre shërbimeve shkon paralel me investimet. Para pak kohësh ne e kemi ngritur një problematikë të mbështetjes nga ministria që ofrohet për strehimoret, e cila nuk është e rregullt, pasi ka ndërprerje të kohëpaskohshme, e cila ka çuar deri në mbyllje të strehimoreve, sepse ka përfunduar fondi prej ministrisë, strehimorja ka mbetur pa përkrahje financiare dhe në kushte të tilla është dashur të transferohen fëmijët në një vend tjetër, në një formë tjetër të strehimit, gjë që është e pashëndetshme për fëmijët, nuk i kontribuon shëndetit mendor të fëmijës, zhvillimit të fëmijës… Ne e kemi ngritur edhe në atë kohë këtë çështje për t’i bërë thirrje ministrisë që të mos ndërpresë financimin për këtë strehimore sepse sigurisht mbështetja financiare e determinon nëse një shërbim do të jetë cilësor apo jo”, tha Vaqari për KosovaPress.
Për Edona Hajrullahun nga institucioni i Avokatit të Popullit, braktisja e fëmijëve mbetet një nga çështjet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme.
Hajrullahu tha se duhet të bëhet më shumë nga ana e institucioneve për të parandaluar dukuri të tilla.
“Ne jemi të vetëdijshëm për një fenomen të tillë. Kemi pasur vizita të ndryshme, por ende nuk kemi dalë me një raport konkret, do të thotë me rekomandime për institucionet se si të adresojnë në mënyrë adekuate edhe këtë fenomen, mirëpo ky fakt përbënë një shqetësim shumë të madh për neve si shtet. Duhet të bëhet më shumë, institucionet duhet të bëjnë më shumë për të ofruar një jetesë më të mirë për ata fëmijë të cilët braktisen”, tha Hajrullahu për KosovaPress.
Ndryshe, gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar Ministria e Mirëqenies Sociale pati njoftuar se janë braktisur gjashtë foshnje. Ndërsa, edukimi dhe promovimi shëndetësor, informimi për shëndetin riprodhues në veçanti, si dhe qasja në mjete kontraceptive, mbeten disa nga hapat që duhet marrë shteti në evitimin e dukurisë së braktisjes së foshnjave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj