LAJMI I FUNDIT:

Në Turqi, nusja voton me fustanin e nusërisë – por pa burrin e saj (Foto)

Në Turqi, nusja voton me fustanin e nusërisë – por pa burrin e saj (Foto)

Një nuse në qytetin Tekirdag të Turqisë para ceremonisë së dasmës ka shkuar për të votuar me fustanin e nusërisë në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-at parlamentare.

Nusja Zeynep Giriklioğlu, ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve pasi ajo para ceremonisë së dasmës ka mbërritur në shkollën e mesme të hotelerisë dhe turizmit në qytetin Tekirdağ për të votuar.

Zeynep, e cila ka votuar në kutinë e votimit 1424 në një deklaratë për Anadoly Agency ka bërë të ditur se bashkëshorti i saj Çağrı Giriklioğlu nuk ndodhet bashkë me të sepse ai do të votojë në Stamboll.


Pasi ka bërë të ditur se ka ardhur para ceremonisë së dasmës për të votuar për të përmbushur detyrën e saj si qytetare, Giriklioğlu, tha: “Datën e dasmë e kishim përcaktuar 6 muaj më parë, dhe është një rastësi që dasma ka përkuar me zgjedhjet. Është një ndjenjë ndryshe të votosh me fustanin e nusërisë. As që e kishim menduar një gjë të tillë. Shpresoj që çdo gjë të jetë për të mirën e vendit tonë. Pasi të votoj do të nisem për në dasmë”.

Po ashtu Giriklioğlu, duke shprehur urimet që zgjedhjet të jenë në të mirë të Turqisë, ajo ka shtuar se martesa në ditën e zgjedhjeve do të jetë një moment i paharrueshëm për ta.

Në trend Fun

Më shumë
Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Fun
Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Interesante
Gabimi i punonjësit të zyrës i sjell amerikanes dy milionë dollarë në lotari

Gabimi i punonjësit të zyrës i sjell amerikanes dy milionë dollarë në lotari

Fun
Yllin e filmave për të rritur e ngatërrojnë me pilotin e aeroplanit Delta që u rrëzua në Toronto

Yllin e filmave për të rritur e ngatërrojnë me pilotin e aeroplanit Delta që u rrëzua në Toronto

Fun
Nëna ndërroi vendet me motrën e saj binjake dhe u përpoq të mashtronte vajzën e saj

Nëna ndërroi vendet me motrën e saj binjake dhe u përpoq të mashtronte vajzën e saj

Fun
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kalo në kategori