LAJMI I FUNDIT:

Ministrat evropianë pajtohen që Greqia t’i japë fund programit të shpëtimit

Ministrat evropianë pajtohen që Greqia t’i japë fund programit të shpëtimit

Vendet e Eurozonës janë pajtuar që Greqia t’i japë fund programit tetëvjeçar të shpëtimit, në mënyrë që t’i menaxhojë më mirë borxhet.

Ministrat e Financave të 19 kombeve kanë arritur një kompromis pas negociatave maratonike në Luksemburg.


Ata kanë qenë nën presion për të finalizuar marrëveshjen, e cila do t’i lejojë Greqisë të dalë e sigurt nga plani i shpëtimit më 20 gusht dhe të përballet sërish me tregun.

“Kriza greke përfundon sonte këtu. Më në fund do t’i japim fund kësaj rruge, e cila ka qenë e gjatë dhe e vështirë. Ky është moment historik”, ka thënë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje Ekonomike, Pierre Moscovici.

Sipas marrëveshjes, Greqia mund të vonojë shlyerjen e miliarda eurove kredi për 10 vjet të tjera.

Ajo gjithashtu është ndihmuar me një tjetër ndihmë financiare në vlerë të 15 miliardë eurove.

Në tetë vjetët e fundit, Greqia ka pranuar 275 miliardë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

“Procesi ka zgjatur pak më shumë se që kemi pritur, mirëpo ka përfundur mirë”, është shprehur ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos.

“Mendoj se ky është fundi i krizës greke, moment historik”, ka thënë ndër të tjera ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori