LAJMI I FUNDIT:

Mediat e rëndësishme botërore vizitojnë Kosovën

Mediat e rëndësishme botërore vizitojnë Kosovën

Me ftesë të Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, mediat më të rëndësishme ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara vizitojnë Kosovën.

Një grup i kryeredaktorëve, gazetarëve dhe foto-reporterëve të akredituar pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në New York për disa nga mediat më të rëndësishme ndërkombëtare do të vizitojnë vendin tonë.


Grupi, në përbërje nga Foreign Policy, Al Jazeera, UN Insider, Deutsche Welle, The Guardian dhe media të tjera do të qëndrojë për disa ditë në Kosovë; do të ketë takime të nivelit të lartë me udhëheqësit e vendit, ata të nivelit lokal, si dhe do të vizitojë pjesët më të rëndësishme historike, trashëgimisë kulturore dhe asaj turistike.

Sipas kumtesës për media, qëllimi i kësaj vizite është, që mediat ndërkombëtare të përcjellin nga afër zhvillimet dhe progresin që është bërë në vend, që nga shpallja e Pavarësisë dhe në një kohë kur janë shtuar përpjekjet diplomatike për anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Afirmimi i Kosovës si një storie suksesi e partneritetit mes Institucioneve tona dhe atyre perëndimore dhe promovimi i një imazhi sa më të mirë të vendit në marrëdhëniet me jashtë ka qenë njëri nga prioritetet kryesore të Ministrit të Punëve të Jashtme, Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori