LAJMI I FUNDIT:

Restoranti në Virxhinia refuzon t’i shërbejë sekretares për media të Shtëpisë së Bardhë

Restoranti në Virxhinia refuzon t’i shërbejë sekretares për media të Shtëpisë së Bardhë

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders ka konfirmuar se i është kërkuar që të largohet nga një restorant në Virxhinia sepse ajo punon për presidentin Donald Trump. Ky rast ka nxitur një debat rreth asaj nëse politika duhet të luajë rol në mënyrën se si zyrtarët e administratës trajtohen në publik.

Sanders është në mesin e zyrtarëve të administratës Trump që nuk është pritur mirë në ndonjë restorant.


Sekretarja Sanders ka shkruar në Twitter se pronari i restorantit Red Hen në Lexington të Virxhinias, ka kërkuar nga ajo që “të largohet pasi punon për presidentin dhe unë jam larguar me qetësi”.

Ajo ka thënë kjo ngjarje më shumë ka të bëjë me pronarin e restorantit sesa me të.

Bashkëpronarja e restorantit, Stephanie Wilkinsion i ka thënë Washington Post se personeli i saj e kishte thirru për t’i treguar se Sanders është në restorant.

Wilkinson ka dhënë një sërë arsyesh për këtë ngjarje, duke përmendur shqetësimet e pjesëtarëve të stafit të saj të cilët janë homoseksualë dhe që e dinin se Sanders ka mbështetur presidentin Trump në thirrjet e tij për t’ua ndaluar personave transgjinorë që të shërbejnë në ushtri.

Ndarja e familjeve që po tentojnë të hyjnë në SHBA nga kufiri jugor po ashtu ka intensifikuar dallimet politike mes njerëzve.

Më herët gjatë kësaj jave, Sekretarja për Siguri Kombëtare, Kirstjen Nielsen ishte detyruar që të largohet nga një restorant meksikan në Uashington, pasi protestuesit kishin brohoritur “Turp”, derisa ajo u detyrua që të largohet.

Disa ditë më parë, ndihmësi i Trumpit, Stephen Miller – një këshilltar i rëndësishëm për çështjen e imigracionit – ishte konfrontuar nga një person në një restorant meksikan në Uashington, i cili e kishte quajtur Millerin “fashist”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori