LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë bateristi Vinnie Paul, historia tragjike e vëllezërve që themeluan grupin “Pantera”

Ndërron jetë bateristi Vinnie Paul, historia tragjike e vëllezërve që themeluan grupin “Pantera”
Vinnie Paul Abbott of Pantera, Rita Hane dhe Jerry Abbott (Foto: Getty Images)

Bateristi dhe bashkëthemeluesi i bendit legjendar “Pantera”, Vinnie Paul, ka ndërruar jetë të premten mbrëma.

Përmes një postimi në Facebook, grupi ka njoftuar për vdekjen e rokerit, i cili ishte 54 vjeçar, ndërsa nuk janë dhënë detaje për shkakun e vdekjes.

Vëllezërit Vincent dhe Darrell Abbott (Foto: Getty Image)

Muzikanti nga Teksasi e themeloi grupin “Pantera” në vitin 1981 së bashku me vëllanë e tij, “Dimebag” Darrell Abbott, ndërsa pos hiteve të shumta, kanë siguruar edhe katër nominime Grammy dhe kryesimin e top-listave amerikane në vitin 1994.


Grupi u shpërbë në vitin 2003 pas mosmarrëveshjeve në grup dhe kërkesës së këngëtarit për t’u larguar.

“Vincent Paul Abbott, i njohur si Vinnie Paul, ka ndërruar jetë. Paul është më së miri i njohur për punën e tij si baterist në grupet ‘Pantera’ dhe ‘Hellyeah’. Aktualisht nuk ka detaje të tjera. Familja kërkon respektin tuaj për privatësinë në këto momente”, thuhet në njoftimin e grupit.

Albumi “Vulgar Display of Power” i “Pantera” konsiderohet si një prej albumeve ‘heavy metal’ me ndikim më të madh në vitet e nëntëdhjeta.

Pas shpërbërjes së “Pantera”, Paul dhe Dimebag e formuan grupin e ri “Damageplan” në vitin 2004. Mirëpo, më 8 dhjetor të atij viti, “Dimebag” Darrell Abbott u vra në skenë gjatë një koncerti në Columbus të Ohios.

‘Dimebag’ Darrell Abbott (Foto: Getty Image)

Ish-marinsi Nathan Gale e vrau me pesë plumba në kokë kitaristin dhe vokalistin, ndërsa publiku në fillim kishte menduar se ishte një interpretim skenik. Gale kishte vrarë edhe tre persona dhe i kishte plagosur shtatë të tjerë duke gjuajtur në total 15 plumba.

Gjatë gjithë kohës, vrasësi ishte përpjekur ta gjente edhe Vinnien për ta vrarë, por nuk kishte arritur ta qëllonte. Pos Dimebag, ish-marinsi e kishte vrarë shefin e sigurimit të grupit, Jeff ‘Mayhem’ Thompson, një punonjës në arenën ku u mbajt koncerti, si dhe një fans që ishte përpjekur t’i ndihmonte dy të vrarët. Tekniku i baterive të “Damageplan”, John ‘Kat’ Brooks, ishte gjuajtur me tre plumba, teksa tentoi ta çarmatoste vrasësin, por kishte shpëtuar. I plagosur mbeti edhe menaxheri i turneut, Chris Paluska.

Më pas, vrasësi kishte marrë pengje në përpjekje për të ikur, por është vrarë në vendin e ngjarjes nga policia. Për motivin e vrasjes, fillimisht ishte thënë se Gale ishte fans i flaktë i “Pantera” dhe i akuzonte dy vëllezërit për prishjen e grupit, ndërsa më vonë është thënë se ai dyshonte se “Damageplan” ia kishte vjedhur një këngë që ai e kishte shkruar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori