LAJMI I FUNDIT:

Kosova do të harmonizojë ligjet për zgjedhje e për financim të partive me Komisionin e Venedikut

Kosova do të harmonizojë ligjet për zgjedhje e për financim të partive me Komisionin e Venedikut

Që nga shpallja e pavarësisë se Republikës së Kosovës dhe anëtarësimit në Komisionin e Venedikut që nga viti 2014, për herë të parë një delegacion zyrtar i Kosovës mori pjesë në sesionin plenar të 115-të të Komisionit të Venedikut lidhur me plotësim-ndryshimin e Ligjit për Financimin e Entiteteve Politike dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ky takim vjen pasi që kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre dërguar këtij Komisioni më 16 prill, ka kërkuar zyrtarisht opinion juridik lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Entiteteve Politike dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.


Sipas një komunikate të Qeverisë, qëllimi i amendamenteve ndaj kornizës rregullatore të Kosovës mbi financimin e subjekteve politike është të sigurohet transparencë më e madhe e financimit dhe shpenzimeve, të themelohet një sistem efektiv i auditimit, si dhe të përmirësohet llogaridhënia përmes publikimit të raporteve financiare të entiteteve politike. Këto përpjekje janë vazhdimësi e luftës së Kosovës kundër korrupsionit dhe rritjes së transparencës së sektorit publik.

“Rekomandimet e dhëna nga Raportuesit e Komisionit të Venedikut janë pozitive dhe në përputhje me vizionin e Kosovës për të përforcuar legjislacionin edhe më tutje njëherit, një nga parakushtet e procesit të integrimit në BE.  Të gjitha nenet e ligjeve përkatëse do të harmonizohen sipas rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venedikut. Përpilimi i projekt-ligjit dhe aktivitetet tjera procedurale janë mbështetur fuqishëm nga projekti SAEK i UNDP-së dhe Fondacioni Westminster”, thuhet në komunikatë.

Delegacioni i Republikës së Kosovës, përbëhet nga Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, Jahja Lluka, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës dhe Arben Krasniqi, drejtor i Sekretariatit Koordinues të Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori