Organizata për Demokraci, anti-korrupsion dhe dinjitet (Çohu) reagoi sot lidhur me zgjedhjen e Gent Begollit, kryeshef ekzekutiv të Telekomit të Kosovës.
Në reagim thuhet se vendimi i Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës për zgjedhjen e Gent Begollit, kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërmarrje tregon qartë tendencën e partive politike për t’i dërguar njerëzit e tyre në detyra kyçe.
“Gent Begolli është anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës nga kjo parti në mandatin e kaluar, me vota unanime është zgjedhur kryeshef ekzekutiv në këtë ndërmarrje e cila nga ndërhyrjet edhe politike është para falimentimit. Begolli nuk është i vetmi që ka lidhje me partitë politike, apo me njerëz të politikës. Pjesa më e madhe e Bordit të Drejtorëve po ashtu ka lidhje me politikën. Është raportuar se në këtë bord janë përzgjedhur Besa Shatri Berisha, gruaja e deputetit të AAK-së Bekë Berisha”, thuhet në reagimin e organizatës “Çohu”.
“Skënder Hoti ishte bashkëluftëtar i Fatmir Limajt, por ka mohuar që është pjesë e Nismës Socialdemokrate. Anëtari tjetër i bordit të Telekomit Sead Ujkani është mik i deputetit të PDK-së Mërgim Lushtakut, djali i ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut. Edhe bordet e kaluara të Telkomit të Kosovës kanë qenë me njerëz që kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me partitë politike që kanë qenë në pushtet”, thuhet në reagim.
Sipas kësaj organizate, hulumtimet e realizuara nga ÇOHU!, tregojnë se ardhja e një partie politike në pushtet shpërfaqë menjëherë ndikimin e asaj partie në punësimin e njerëzve në pozita të larta vendimmarrëse.
“Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), një gjë të tillë po dëshmohet që po e bënë edhe AAK-ja, e cila është duke e udhëhequr me qeverinë. ÇOHU! konsideron se përzgjedhjet e tilla do të ndikojnë në degradimin e mëtutjeshëm Telekomin e Kosovës, kompani kjo që po shkon drejt falimentimit”, thuhet në reagimin e kësaj organizate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak