Të jesh qenie njerëzore është e thjeshtë, të jesh njeri është vështirë. (proverb kinez)
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Frikacakët vetëm jetojnë, ata nuk arrijnë ta shijojnë jetën, sepse e gjithë jeta e tyre është ngritur nga frika, ndërsa jeta në të cilën dominon frika, është një e keqe që të përcjell deri në vdekje, nëse nuk përballesh me të. Ata jetojnë në njëfarë lloj paranoje, ata i tremben gjithçkaje, jo vetëm gjërave joreale, por edhe gjërave reale, janë të hipnotizuar, druajnë nga ëndrrat, nga fantazmat, i tremben edhe nga Zoti.
Personat për interesa personale kanë shpikur një mijë e një formula, tutën/frikën ta kanë futur në palcë, sa që jeta bëhet e pamundur të jetohet, njerëzit kërkojnë arsyet e ndryshme për t’i ikur frikës, disa shkojnë në xhami/kishë, disa pinë alkool, disa marrin drogë.
Gjëja e parë që duhet të mësohet është të jesh i guximshëm, të jesh i kujdesshëm, të jesh trim, sepse jemi të rrethuar me shumë rreziqe, me shumë të papritura, dhe të papritura na befasojnë, shpërqendrojnë, bëjnë çrregullime. Njeriu me besim të plotë dhe trimëri është gati ta dëbojë frikën. Të tillët e shijojnë jetën, ja pse na u dashka besimi dhe trimëria. Kjo duhet, sepse jeta nuk është e sigurt, ka persona që janë të kujdesshëm, janë të sigurt por janë të kufizuar vetëm në një pjesë të jetës, dhe nëse arrini të jeni komod atëherë vazhdoni, por liria juaj është kufizuar se vetë ju ashtu e keni kufizuar vetveten. Ka mundësi të jetë një vend si ti do, i sigurt, por sa je ti i lirë me veten tënde pa pasur aventura dhe ekstaza!
Jeta është interesante, ajo përbëhet nga hulumtimet, nga kërkimet, lëvizjet drejt të panjohurës, sepse nuk ka asgjë më të çmuar sesa vetë jeta dhe hulumtimi i saj. Mos e sakrifikoni jetën tuaj për hir të gjërave të vogla. Duhet jetuar në mënyrë aq të plotë, aq sa është e mundur. Vetëm atëherë do të shfaqet gëzimi, lumturia. Njeriu duhet të pajtohet me realitetin e vet, të mos bjerë në grackë për shkak të dëshpërimit.
Jeta është e tillë për shkak të trishtimit. Ajo e merr kuptimin e luftës me veten, se jeta është qëllim, jeta është kërkim, është obligim. Do të thotë, jeta është shumë e bukur, saqë nuk ka bazë për t’u mërzitur, sepse jeta është e sigurt. Njerëzit mundohen ta pengojnë, sepse është dhënë mundësia për ta hulumtuar. Njerëzit, duke parë ngjarjet që ndodhin nëpër botë, shpikje të mrekullueshme, gëzohen, bëhen të lumtur, vazhdojnë të jenë të vetëdijshëm për të mirat e krijuesve dhe të natyrës që janë të pafundme. Ti vazhdon të ecësh bashkë me jetën pa dëshira personale, private, pa pasur konceptin se si duhet të jetë ajo, të jetë ashtu siç e ka krijuar natyra, Zoti.
Merreni jetën ashtu siç është. Duhet ta dini se nuk ka arsye për t’u mërzitur, nëse jeta është ajo që është, atëherë krijohet mundësia për të hulumtuar, ka mundësi për shpikje, ka mundësi për krijimtari. Bëhuni i vetëdijshëm për realitetin e jetës siç është, pajtohuni, udhëtoni bashkë me të, ju ndërkohë shtendosuni dhe shijojeni.
Jeta nga natyra është e paparashikueshme, e rrezikshme. Kësaj nuk ke çfarë t’i bësh, askush nuk është në gjendje të bëjë një jetë të garantuar. Nëse je i lirë, nëse ke mundësi që një përqindje të vogël të parashikosh të ardhmen tënde, ti je vetvetja. Siguria është mashtrim, garanci nuk ka, ajo vetëm është në mendjen tënde. Burri/gruaja ju do, ju dashuron sot, por kush garanton se, pas një kohe do të jetë ashtu? Ju shkoni edhe në gjykatë për t’u legalizuar, por garanci nuk ka. Sipas detyrimit, sipas ligjit, ju mund të detyroni njëri-tjetrin, mirëpo dashuria atëherë zhduket, pasioni nuk njeh ligje, nuk njeh detyrime. Kur zhduket dashuria, ata mbeten të njëjtë, por marrëdhëniet mes tyre janë zbehur aq shumë saqë edhe dashuria është tretur.
Pranojeni jetën ashtu siç është, pa ngarkesa, pa dëshira ekstreme, mos harxhoni kohën kot, le të jetë ajo ashtu siç është. Jeta nuk ka siguri absolute, mirëpo interesimi i tepruar për sigurinë tuaj të vret, sepse jeta nga natyra është ashtu, kësaj nuk ke çfarë t’i bësh. Askush nuk është në gjendje të bëjë jetë të sigurt, të garantuar. Por, për ata persona që kanë arritur ta njohin vetveten dhe dashurinë është një mrekulli. I vetmi mendim i shëndoshë është që njeriu pa dashuri mund të jetë i pasur, i shëndetshëm, i shquar, por nuk mund të jetë i arsyeshëm, sepse ai nuk ka arritur t’i zbulojë ndjenjat e brendshme, nuk ka arritur të jetë vetvetja.
Ata që dashurojnë, nuk kanë nevojë për mjekë. Në të vërtetë dashuria është ilaçi më i madh, është fuqia më e madhe shëruese në jetë. A e keni vërejtur, kur dikush bie në dashuri, nuk ka nevojë të deklarojë, ai vërehet shumë larg, sytë e tij janë të kthjelltë, vërehet lumturia dhe gëzimi, hijeshia e re. Ai është i njëjtë, por dallon nga sjelljet, dallon nga ecja, dallon nga veshja, dallon nga shqisat e tij, që janë aktive, të shprehura, që ne i vërejmë shumë mirë. Dashuria e tij është rrënjosur në jetën e tij të brendshme, dashuria e tij bën transformim pozitiv të menjëhershëm. Njeriu që nuk arrin të dashurojë, ai nuk e njeh veten, ai njeri nuk mund të jetë edhe vetë i arsyeshëm, nuk mund të jetë njeri mirënjohës, jeta e tij është e thjeshtë, me shumë rreziqe, me shumë probleme. Në shumicën e rasteve predikuesit e feve na thonë: jeta në këtë botë është kalimtare, e kotë.
Sot je këtu, nesër largohesh. Jeta në këtë botë, në këtë trup, nuk vlen asgjë, sepse ajo është e përkohshme. Po, e vërtetë është, por ajo ka ekzistuar dhe ekziston, ajo mbizotëron me shekuj në mendjen e njerëzve, por unë them se ne kemi obligim ta shijojmë jetën, kemi obligim të punojmë dhe të bëjmë llogari, sepse atëherë nuk ka vend për dështime dhe gabime.
Doajeni jetën, sepse jeta është diçka e bukur, është e ndryshueshme, ajo rrjedh në çdo moment me të gjitha të mirat, nuk është e njëjtë sikur keni qenë fëmijë, sikur keni qenë adoleshentë, keni qenë njerëz të tjerë, jeni transformuar fizikisht, por ai që arrin të transformohet edhe shpirtërisht, ai është vetvetja. Brenda orëve, brenda ditëve, brenda sezonit, brenda vitit ndodhin shumëçka, ndodhin ndryshime. Është e natyrshme, vjen nata ne ndezim dritën, vjen ftohti ta lëshojmë ngrohjen, lumi që përcjell ujin, uji që shkon pandërprerë, asnjëherë nuk është uji i njëjtë. Megjithatë, duket i njëjtë, ajo ditë, ajo natë, ajo stinë, ai lumë që përcjellë ujin, nuk është ai që ka qenë, edhe që është tash, do të thotë se edhe ne nuk jemi ata që kemi qenë ndonjëherë.
Herakliti ka thënë se jeta është rrjedhje: ju nuk mund të futeni në të njëjtin lumë dy herë, sepse ai lumë, ai ujë nuk do të jetë i njëjti. Njerëzit që e kanë njohur dashurinë, lumturinë, janë ata që përputhen me jetën që ndryshon, janë ata që shkëlqejnë, lulëzojnë me jetën.
Jeta është e ndryshueshme, kurse ritet, ritualet, ligjet nuk ndryshojnë, ata dënojnë çdo gjë që ti do të ndryshosh. Pse të gjitha fetë kanë vënë martesën në vend të dashurisë, dashurinë e kanë kushtëzuar me ligje, me rituale, marrëveshje të ndryshme, nëpërmjet frikës së respektit, nëpërmjet frikës se fëmijëve do t’u ndodhë diçka. Prandaj, ata gjetën mënyrën për të bërë diçka, dashuria të zyrtarizohet të bëhet publike, e përhershme. Martesat janë obligim, janë përgjegjësi e madhe, ato në shumicën e rasteve shkatërrojnë dashurinë, martesa fëmijërore ka qenë e përhapur në gjithë botën, ajo martesë e ka shkatërruar dashurinë. Ky lloj martesash ka krijuar shumë fatkeqësi në botë, ka shkatërruar mundësinë e vetme të lumturisë, njerëzit lindin e vdesin pa e njohur dashurinë e vërtetë.
Njeriu i gjallë i shijon të mirat dhe dashurinë, shijon këngën dhe vallen, shijon gëzimin dhe lumturinë, sepse është i gjallë. Sendet, pasuritë e palëvizshme mund të jenë të përhershme, por të vdekura pa ndjenja.
Kujdesi, interesimi të jetë në çdo kohë, por mos u ngutni, pritni, përmbahuni se të mirat janë pa fund. Këtu është sekreti, përmbaju: durimi është i rëndë, por shpërblimi është shumë i madh. Mundohu të transformosh veten nga problemet, nga brenga në disponim, në gëzim dhe në lumturi: problemet, brengat, mbajini për vete, problemin ankesat ruajini për vete, kurse gëzimin, lumturinë, disponimin shpërndajeni, se ajo të shpërblen, ajo shumëzohet.
Zakonisht njerëzit e ndajnë brengën, e ndajnë ankesën dhe problemin, ata nuk dinë të ndajnë disponimin, nuk dinë të shpërndajnë lumturinë me të tjerët. Ata kur janë të lumtur, janë shumë të kufizuar, nuk dinë të ndajnë lumturinë me të tjerët, ata bëhen kursimtarë të lumturisë. Kur janë të brengosur, janë nervozë, janë të rrezikshëm. Njerëzit, kur janë të lumtur, sjellin dashuri. Nëse dhuroni dashuri, ju do të fitoni dashuri sa më shumë dhuroni, aq më shumë shtohet.
Është një e vërtetë rreth dashurisë, gjithçka që kurseva e humba, gjithçka që dhashë, dhurova u shpërbleva, fitova u bë imja, është e drejtë e individit që nuk ka çfarë të humbë. Dashuria nuk ka mundësi të konservohet, nuk ka mundësi të grumbullohet, ajo është aromë që nuk mund ta kontrollosh, ajo rrezaton, ajo shpërndahet, edhe sa më shumë shpërndahet aq më shumë shumëzohet. Sa më shumë dashuri dhuroni, aq më shumë dashuri do të fitoni, kjo është e pafund, do të jeni burim i pashtershëm. Si uji që rrjedh, që është i freskët, ashtu edhe dashuria që rrjedh është e freskët.
Çdo gjë që është e bukur dhuroje, shpërndaje mos e grumbullo se ajo nuk grumbullohet, do të thotë të ndani gjithçka të bukur që keni. Ndajeni sjelljen tuaj, ndajeni urtësinë, dashurinë, lumturinë, gëzimin, ndajeni se ajo shumëzohet. Çdo gjë që dhuroni, mos prisni mirënjohje, ajo vetë shumëzohet dhe do t’ju shpërblej atëherë, kur më së shumti do të keni nevojë. Të dhurosh dashuri, të ndash, është një ndër virtytet më të mira të shpirtit, një prej cilësive më të mëdha të njeriut.
Kujdes! Armiq të dashurisë janë egoja dhe frika: egoja dhe frika e zhdukin dashurinë, këto nuk shkojnë bashkë, dashuria është vetë Zoti, dashuria ekziston me besimin tënd dhe Zotin. Dashuria është një lule mjaft e ndejshme, atë duhet ruajtur me shumë kujdes, duhet ta ledhatosh me sy, ta ujisësh, atëherë forcohet.
Dashuria është si fëmija, fëmija mund të mbijetoje vetë. Mendoni se sa i pafuqishëm është njeriu, nëse fëmija i lihet vetvetes, ai nuk mund të mbijetojë. Kjo është ajo që ndodh edhe me dashurinë, nëse dashuria është lënë vetëm, nuk kemi faj vetëm ne as prindërit tanë, as gjyshërit tanë, në shumicën e rasteve ne nuk dimë çfarë është dashuria, kur ajo nuk lulëzon, të gjithë jemi viktima. Masat e marra, vërejtjet, kërcënimet janë metoda të frikës, që nuk kane sukses, sepse ai fillon të bëjë manipulime, të merret me gënjeshtra, shkaku që nuk dinë të duan, të dashurojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes
A duhet të praktikohet seksi gjatë menstruacioneve?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj