LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita “Albanian Wildlife”, në promovim të faunës së trojeve shqiptare

Ekspozita “Albanian Wildlife”, në promovim të faunës së trojeve shqiptare

Wildlife – Albanian Photographers në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier dhe të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe me iniciativë te “Guida Turistike Parku Kombetar Divjake-Karavasta” prezantojnë ekspozitën “Albanian Wildlife”.

Kjo ekspozitë ka për qëllim promovimin e faunës së trojeve shqiptare.


Në këtë ekspozitë, fotografët pjesëmarrës vijnë nga Kosova dhe Shqipëria dhe prezantohen me fotografi të faunës të Parkut Kombëtar Divjake- Karavasta, si dhe me fotografi nga zonat e tjera shqiptare.

Pas një përzgjedhjeje të kualifikuar, fotografët pjesëmarrës në këtë ekspozitë do të jenë: Ardian Fezollari, Arian Mavriqi, Besnik Jakupi, Eno Gace, Eridan Xharahi, Granit Hyseni, Jetmir Troshani, Liridon Shala, Raim Kurtaj, Taulant Bino dhe Vangjel Jorgo.

Hapja e ekspozitës do të bëhet me datën 29 qershor, ora 16:00 dhe do të qëndrojë e hapur dhe në datën 30 qershor, nga ora 9:00-19:00.

Adresa: Pranë Qendrës së vizitorëve të Parkut Kombëtarë Divjakë-Karavasta.

Ftojmë dhe mirëpresim të gjithë artdashësit dhe dashamirët e kafshëve dhe shpendëve të egër të vijnë dhe të shijojnë shumëllojshmërinë e faunës së trojeve shqiptare, në mbështetje të “Albanian Wildlife”. /Telegrafi/