LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet e pamja për veprimtarin Hilmi Haradinaj

Mbyllet e pamja për veprimtarin Hilmi Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë ngushëlluar atë dhe familjen e tij me rastin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt.

“Me këtë rast, i falënderoj posaçërisht kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ish-presidentin shqiptar Rexhep Meidani, kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ambasadorët në Kosovë Greg Delawie, Didier Chabert, Laszlo Markusz, Gernot Pfandler, Marija Kapitanoviq, Bojan Bertoncelj, Ivo Silhavy, zyrtarët ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, komandant i KFOR-it, Zahir Tanin, shef i UNMIK-ut, Isabelle Servoz – Gallucci, Ruud Vermeulen, Alessandra Roccasalvo, Rachel Lindon; analistin Alex Grigoriev dhe Steven Schook”, shkruan Haradinaj në Facebook.


Kreu i Qeverisë së Kosovës thotë se ardhja masive për ngushëllime nga shumë qytetarë, liderë institucionalë e partiakë, bashkëluftëtarë, invalidë e veteranë të luftës, familjet Jashari, Rugova, Pajaziti, Lladrovci, Krasniqi, Zejnullahu, Geci e shumë familje tjera të nderuara, nderon dhe vlerëson rrugën jetësore të veprimtarit për çështje kombëtare Hilmi Haradinaj.

“Si familje Haradinaj u jemi thellësisht mirënjohës secilit nga ju veç e veç. Duke i falënderuar edhe ata që nuk kanë arritur të vijnë për ngushëllim, njoftojmë se sot, në ora 16:00, është mbyllur e pamja. Qofshi të nderuar!”, shkruan Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori