LAJMI I FUNDIT:

Publikohen rezultatet e Testit të Maturës, kalueshmëria 73.3 për qind

Publikohen rezultatet e Testit të Maturës, kalueshmëria 73.3 për qind

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka mbajtur sot konferencë për media ku është bërë publikimi i rezultateve të Maturës Shtetërore 2018, sipas të cilave këtë vit kalueshmëria është 73.3 për qind, duke shënuar kështu rënie me rreth 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ku këtë test e kishin kaluar 83.5 për qind të nxënësve.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi theksoi se këtë vit është shënuar sukses sa i përket mbarëvajtjes së testit dhe nxjerrjes së rezultateve reale.


“Nga rezultatet të cilat i kemi, kalueshmëria në pjesën e parë të Testit të Maturës 2018 është 73.3 për qind. Kemi një shkallë më e lartë e arritshmërisë te pjesa e testit në gjuhën shqipe. Në gjuhën boshnjake kalueshmëria është 88.7 për qind, ndërsa në gjuhën turke 56.6 për qind”, ka thënë ministri Bytyqi.

Bytyqi tha se Testi i Maturës 2018 ka arritur të dalë me rezultate reale dhe këto të dhëna të shërbejnë për marrjen e hapave të nevojshëm për ngritjen e cilësisë.

Ministri i Arsimit tha se është shënuar sukses në mbarëvajtjen e testit përkundër tentimeve për ta prishur imazhin e Testit të Maturës, ndërsa sa ka bërë të ditur se KShM  javën e ardhshme do të mblidhet dhe do të caktojë datën se kur do të mbahet pjesa e dytë e testit.

Nga procesi i Testit të Maturës 2018, për shkak të shkeljeve që janë shënuar është anuluar testi për 87 nxënës, ndërsa për shkak të shkeljeve të vendimeve të MASHT-it, nga procesi i administrimit janë larguar 8 administratorë.

Këtë vit maturantët do të pajisen me certifikatë të re, e cila do të jepet falas nga Ministria e Arsimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori