LAJMI I FUNDIT:

Liberia nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Liberia nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Mediat serbe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar me propagandën e tyre për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shtetet që na kanë njohur. Së fundi ata raportuan se shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas medieve serbe ministri i Punëve të Jashtme i Liberisë, Gbezongar Milton Findlay i dorëzoi homologut të tij serb, Ivica Daçiq notën mbi tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që po zhvillohet dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës.


Dokumenti i prezantuar nga mediat serbe për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Liberia

Mirëpo një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar ende Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ka thënë për Telegrafin se sipas kontakteve me autoritet në Liberi një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Kemi kërkuar informacion nga MPJ-ja dhe na është thënë që zyrtarisht është konfirmuar gjatë kontakteve me autoritetet në Liberi që nuk ka ndodhur tërheqja”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se janë në kontakt me shtetet mike për ta sqaruar këtë situatë.

“Jemi në kontakt me shtetet mike që e përkrahin Kosovën në mënyrë që të sqarohet kjo situatë përfundimisht”, u shpreh Osmani.

Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë rreth kësaj çështje edhe nga ministri i MPJ-së, Behgjet Pacolli por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Liberia është shteti i 42 i cili ka njohur Pavarësinë e Kosovës më 30 maj të vitit 2008. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori