LAJMI I FUNDIT:

Xhabir Zharku: E kanë thënë të gjithë politikanët e Kosovës, drejtësia në Kosovë ka dështuar (Video)

Xhabir Zharku: E kanë thënë të gjithë politikanët e Kosovës, drejtësia në Kosovë ka dështuar (Video)

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku pas kthimit nga Suedia ka folur për drejtësinë në Kosovë.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ka fakte se në vendin tonë nuk ka drejtësi dhe se këto fakte ua ka dhënë edhe zyrtarëve të shtetit suedez.

“E kanë thënë të gjithë politikanët e Kosovës se drejtësia në Kosovë ka dështuar. Pse unë kam vuajtur nga ky dështim e kam thënë më zëshëm. Pikërisht për shkak të deklaratave të mia se nuk ka drejtësi në Kosovë, kanë ardhur zyrtarë të lartë të EULEX-it, kanë ardhur dhe më kanë takuar mua në Suedi”, ka thënë Zharku.


I dënuari me 3 vjet burgim ka thënë se zyrtarëve të lartë të EULEX-it u ka dhënë argumente për manipulim të drejtësisë.

“Aty ka fillu, por nuk i jap të drejtë vetes të them se nuk ka pas edhe gjëra tjera, por një nga ato deklaratat që unë kam dhënë janë shqyrtu. Janë shqyrtuar dhe argumentet që u kam ofruar zyrtarëve të lartë të EULEX-it, që kanë ardhur për ta hetuar EULEX-in në Kosovë”.

Zharku ka thënë se ka një pasuri modeste, duke mohuar se ka thënë do ta zhvillojë Kosovën, përcjell Telegrafi.

“Nuk kamë thënë se do e zhvillojë Kosovën. Kam vetëm një biznes të vogël dhe nuk mundem ta zhvillojë Kosovën, pos si kolektiv mund ta zhvillojmë Kosovën nëse merremi më shumë me ekonomi se me thashetheme”.

Ai ka treguar pse mori vendim të largohet nga Kosova duke mos u përballë me drejtësinë.

“Nuk kam pas rrugë tjetër pos të largohem nga drejtësia, për shkak të padrejtësisë. Kam bërë përpjekje maksimale të dëshmojë pafajësinë time”, ka shtuar më tej Xhabir Zharku. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2228407537185989/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori