LAJMI I FUNDIT:

Delawie optimist: Viti 2018, viti i suksesit në dialog

Delawie optimist: Viti 2018, viti i suksesit në dialog

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur optimist për rezultatet nga dialogu përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Delawie ka shkruar se “Viti 2018 është viti i suksesit në dialog”.


Ai gjithashtu ka thënë se pret “progres” nga dialogu mes palës kosovare dhe asaj serbe, që do të fillojë këtë të diel, në Bruksel.

Delawie po ashtu ka shpërndarë një “cicërimë” të drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst, rreth dialogut.

“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, do të vazhdojnë punën e tyre në fazën gjithëpërfshirëse të normalizimit në dialogun Beograd-Prishtinë, do të vlerësojnë marrëveshjet ekzistuese, do të informojnë për arritjet e deritashme, do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme intensive”, ka shkruar Eichorst.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori