Poezi nga: Marin Sorescu
Përktheu: Sulejman Mato
Kur mendoj se ç’më pret në shtëpi
Ca derra pretendentë, qorra, të dehur,
ndyrësira me armë në armatura duke luajtur gjithë ditën tavllë,
gjersa u zbruhen dhe zaret, që vetëm për martesë s’bëjnë më,
dhe sikur t’i martosh me një plakaruqe,
si Penelopa ime do të jetë plakur vërtetë, dhe ajo…)
Ajo grua qaramane që end gjithë ditën, e gjithë nerva
Si grindavece që është, e që do të bëjë lëmsh
gjithë fillet e botës!
Sikur e shoh duke më pritur te dera, me këmbët e para:
-Ku paske qenë, gjer tani?
-Në luftën e Trojës. Mos u grind më kot…
-Mirë. Po Agamemnoni i Klitemnestrës pse u kthye para teje,
mbi varrin e tij ka mbirë bari?!
Apo s’qetë në të njëjtën luftë?!
– Unë u enda dhjetë vjet nëpër det, se Poseidoni…
-Lëre Poseidonin e më trego të vërtetën. Me kë ishe ?
Me kë ke qenë gjer tani?
Dhe ç’det paska qenë ai?
Ah! Të kisha mundësi të ngrija një shtëpizë,
këtu, përmbi valë, një oborr të ngrija përmbi det,
më i sigurt do të isha, mes Shkyllës dhe Haribdës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City