LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Hilmi Haradinaj, ty vdekja nuk të treti por të fali përjetësinë

Lluka: Hilmi Haradinaj, ty vdekja nuk të treti por të fali përjetësinë

Jahja Lluka, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj pas vdekjes së Hilmi Haradinaj, babait të kryeministrit në një shkrim autorial të tij ka thënë për ndjerin se vdekja nuk e treti, por ia fali përjetësinë.

Lluka shkruan se në pragun e Hilmi Haradinajt u rritën trima e heronj.

Lexoni të plotë shkrimin e Jahja Llukës:


“Të përcollëm në botën e amshimit, por vepra jote e madhe do jetojë sa të këtë frymë shqiptari.

Nga pragu i shpisë sate u rritën trima e dolën heronj, të cilët ti si baba i frymëzove me urti e atdhedashuri, e atëherë kur kohërat e zeza na ranë mbi krye, vepra jote e madhe bani dritë.

Bota e kuptoi që kjo tokë kishte heronj, ata i kishin lexuar në libra për Herkulin, Akilin por ne kishim vërtetë Luanin dhe Shkelzenin, ti si baba u mërzite por si shqiptar  nuk u përule asnjëherë qëndrove stoik, duke i dhënë forcë dhe shpresë një kombi që historia e kishte vra dhe therë barbarisht.

Por ishim me fat se në oda na u rritën bijtë dhe bijat, aty mësuan besën, aty mësuan kodet aty e kuptuan se çdo të thotë të frymosh shqip.

Hilmi fati yt i madh ishte se linde dhe rrite trima, frymëzim për brezat e që do kalojnë kohët e do vijnë të tjerë pas por vepra juaj u la me gjak për ta shënju përjetësinë që mposhtë kohët dhe vet vdekjen.

Çdo shqiptarë u përkul sot para varrit tënd me respektin dhe nderin më të madh.

Aty kishin ardh vëllezër e motra nga të gjitha trojet ku flitet shqipja, aty u bashkuan shqiponjat nga gjithë kontinentet.

Historia më e re e Kosovës dhe kombit shqiptarë u mbështjellë me Lavdinë e familjes Haradinaj.

Vepra jote e madhe do shndërrit mbi epoka. Vdekja ty nuk të tretë por të fali përjetësinë.

Kombi ynë ka lind njerëz gjigantë burra e gra të pushkës e të penës, të urtisë dhe guximit.

Tiparet e tua të një shqiptari të madh të karakterizuan, në heshtjen tënde ishte mesazhi që ne si shqiptarë t’i mbrojmë vlerat tona dhe mos ta nëpërkëmbim sakrificën tonë e cila u vulos me lot, plagë e gjak.

Në përjetësi u ndrit emri yt ashtu siç e ndritët shqiptarinë, ju dhe bijtë e pragut tënd”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori