Çështja e kthimit të Fondit Pensional të Kosovës nga Serbia, mund të përfshihet në kuadër të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
Shteti i Serbisë kishte ndalur kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Që nga atëherë, pensionistët e periudhës para vitit 1999 nuk kanë arritur të marrin paratë e tyre nga ky fond, ndërkohë që, sipas Shoqatës së Pensionistëve, tashmë një numër i konsiderueshëm edhe kanë ndërruar jetë dhe mbetet diskutabile edhe çështja e trashëgimit të pensionit.
Sipas vlerësimeve të përafërta që prezantohen nga shoqatat e pensionistëve, thuhet se shuma e Fondit Pensional të Kosovës, i cili është marrë nga Serbia, arrin vlerën mbi dy miliardë euro.
Më gjithë përpjekjet e përfaqësuesve të pensionistëve, disa nga pensionistët nuk presin që ky fond mund të kthehet në Kosovë.
Pensionisti 68-vjeçar, Feriz Berisha me profesion jurist, thekson se një numër i madh i pensionistëve tashmë kanë ndërruar jetë. Për këtë, Berisha shprehet se autoritet kompetente gjatë angazhimit të tyre duhet të sigurojnë që me kthimin eventual të fondit nga Serbia, të njihet edhe e drejta e trashëgimit nga anëtarët e familjes, për faktin se shumë pensionistë deri atëherë mund të mos jetojnë më.
“Prandaj, këtu institucionet tona në radhë të parë, edhe me ndihmën e ndërmjetësve ndërkombëtarë, duhet të zgjidhin këtë çështje, në mënyrë që këto kontribute t’iu kthen njerëzve që u takojnë”, thotë ai.
Sipas Shoqatave të Pensionistëve, në periudhën kur në mënyrë joligjore Serbia ka marr Fondin Pensional, numri i pensionistëve është llogaritur të jetë mbi 89 mijë.
Ndërkaq, sipas tyre, janë rreth 50 mijë pensionistë, të cilët presin realizimin e të drejtës së tyre për kompensimin e pensioneve.
Shaban Kelmendi, këshilltar në Federatën Sindikale të Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve te Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet kompetente në Kosovë nuk janë treguar të vëmendshme karshi këtij problemi.
Kelmendi nuk e përjashton mundësinë që zgjidhja e çështjes së kompensimit të pensioneve të tyre të shqyrtohet në dialogun Kosovë –Serbi, por, ai megjithatë, insiston që kjo çështje të zgjidhet përmes Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
“Rreth 43 mijë euro duhet t’i marr gjithsecili pensionist i Kosovës. Nëse pensionisti është gjallë mjetet i merr vetë, nëse ka vdekur pensionin e merr bashkëshortja. Nëse ka vdekur edhe bashkëshortja, paratë i merr anëtari i familjes së ngushtë që është kujdesur për të”, shprehet Kelmendi.
Në anën tjetër, Bahri Xhaferi drejtor i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se kjo çështje i tejkalon kompetencat e kësaj ministrie.
Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Xhaferi shprehet se çështja e kthimit të Fondit Pensional nga Serbia duhet të iniciohet nga ekipet përkatëse negociuese në mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Ne e konsiderojmë si pronë pensionin kontributpagues të realizuar nga ana e tyre. Për këtë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale pret që në një periudhë kohore të caktuar të fillojnë bisedat për kthimin e pagesave të pensioneve nga shteti i Serbisë”, thotë Xhaferi.
Ndryshe, kohë më parë, me anë të një vendimi të Gjykatës së Strasburgut, Qeveria e Serbisë, kishte hartuar “planin aksional për zgjidhjen e problemit të pagesës së pensioneve në territorin e Kosovës”.
Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor i Republikës së Serbisë kishte nxjerrë një dokument, përmes së cilit njoftohen pensionistët e Kosovës për mundësinë e kompensimit të tyre dhe mënyrën e aplikimit.
Edhe pse me mijëra pensionistë kishin aplikuar në këtë fond, shumica e kërkesave janë kthyer apo kanë marrë përgjigje negative. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje