LAJMI I FUNDIT:

Mjekët operuan pacienten që kaloi jetën me organet e dala përjashta abdomenit (Foto, +18)

Mjekët operuan pacienten që kaloi jetën me organet e dala përjashta abdomenit (Foto, +18)

Sauda Suleiman Amour nga Tanzania, që e kaloi tërë jetën me organet e dala përjashta, është shpëtuar fal intervenimit nga mjekët.

Adoleshentja 19-vjeçare, kishte lindur me një çrregullim në murin abdominal, duke bërë që mëlçia dhe një pjesë e zorrëve t’i dalin prej kërthize – të mbajtura nga një shtresë e hollë lëkure, transmeton Telegrafi.

Të prekurit nga kjo gjendje, zakonisht operohen pak orë pas lindjes, por Sauda pati vetëm dy operime të dështuara, kur ishte pesëvjeçare.


Adoleshentja Sauda

Para katër vitesh, ajo e kishte lënë shkollë, pasi e tallnin duke i thënë se është ‘shtatzënë’, ndërsa ajo kishte brenga të përhershme, nga frika se mbështjellësi mund t’i shqyhej.

Kirurgët është dashur t’ia tërheqin abdomenin – duke shfrytëzuar një procedurë të komplikuar për dy javë, ndërsa përdoren edhe botoks, për t’ia zbutur muskujt, para se t’ia fusin organet sërish brenda.

Organet jashtë abdomenit

Tretmani që bëri në një spital në Chennai të Indisë, rezultoi të jetë i suksesshëm dhe brenda disa ditësh, pritet të kthehet sërish në shtëpi.

“Vajza e gjorë nuk mund të shkonte në shkollë, apo të luante përjashta, për shkak të fryrjes sa një top futbolli. Ajo u desh të kujdesej, ngaqë shpërthimi saj, mund të ishte fatal” kanë shpjeguar mjekët që e trajtuan rastin.

Para operimit

Gjendja e saj nuk është e rrallë, pasi ndodhë në çdo 5,400 linje në Shtete e Bashkuara, por se trajtimi i menjëhershëm nuk lë asnjë pasojë.

Gjatë zhvillimit në mitër, organet e bebes – ku përfshihen zorrët, mëlçia dhe disa organe tjera, rriten të pavarura në një qese transparente përjashta kërthizës. Mirëpo, ato kthehen sërish prapa në javën e 11 të shtatzënësisë, gjë që nuk ndodhi te Sauda.

Intervenimi i kryer me sukses

Ekspertët kanë hezituar ta operojnë, pasi ishte bërë kohë e gjatë dhe nuk mund të besonin se do të ketë sukses.

Por, duke parë se gjendja saj mund të rrëndohej në të ardhmen e afërt, vendosën që ta fusin në sallën e operimit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

Interesante
Video e çuditshme nga rrugët e Zagrebit po përhapet në internet

Video e çuditshme nga rrugët e Zagrebit po përhapet në internet

Fun
Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Interesante
I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

Fun
Del në shitje shtëpia e famshme e personazhit Walter White nga seriali ikonik Breaking Bad

Del në shitje shtëpia e famshme e personazhit Walter White nga seriali ikonik Breaking Bad

Interesante
Fshati italian që ia ndalon banorëve të sëmuren

Fshati italian që ia ndalon banorëve të sëmuren

Interesante
Kalo në kategori