LAJMI I FUNDIT:

Shtohet numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut (Video)

Shtohet numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut (Video)

Kur ka nisur java e dhurimit të gjakut, një numër i madh i qytetarëve i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të dhuruar gjak që të shpëtojnë jetë.

Vjollca Qavolli për RTV Dukagjinin, thotë se ka 15 vite që dhuron gjak, por edhe kjo i duket e pamjaftueshme.

“Dhuroj gjak për disa vite, por e konsideroj të pamjaftueshme. Kisha pas qejf të filloj para 30 viteve, gjë të cilën nuk e kamë bërë, për çka edhe jam penduar, por e kam bërë 15 vitet e fundit”, ka deklaruar Vjollca Qavolli, një dhuruese e rregullt e gjakut.


Qani Haliti edhe pse ka kaluar tashmë moshën 65 vjeçare, nuk e braktisë këtë vepër humane, përcjell Telegrafi.

“Mbi 50 herë kam dhënë gjak. Kënaqësinë më të madhe e kam atë ditë kur pres të jap gjak, por këtë vit për shkak të Ramazanit e kam shtyrë”, shprehet humanisti 65 vjeçar.

Bukurie Zhubi, ushtruese e detyrës e drejtoreshës së Qendrës së Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ka thënë se dhurimi i gjakut ka edhe përfitime shëndetësore.

“Të dhënat e fundit dokumentojnë se dhurimi i gjakut zvogëlon shkallën e sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjen e kancerit etj., dhe ndikon në ngritjen e imunitetit”, deklaroi Bukurie Zhubi./Telegrafi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2224940127532730/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori