Protesta për emrin kaloi qetë – me thirrje që të vazhdojë nesër në ora 11:00
Protesta e qytetarëve para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kundër marrëveshjes me Greqinë ku ndryshohet emri i shtetit, sonte zgjati me pak se dy orë dhe ishte e qetë, pa incidente dhe pa materiale piroteknike me forca të shumta policore.
Nga protesta, ku brohoritej”Maqedoni” dhe “Tradhtarë” duke kënduar këngë patriotike maqedonase, ishte dërguar thirrje qytetarëve që përsëri të mblidhen nesër në ora 11:00 para Kuvendit, para se të filloj seanca parlamentare ku në rend të ditës do të jetë Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes, duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë çdo ditë nga ora 20:00 para Kuvendit deri sa të tërhiqet marrëveshja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në parkun “Gruaja luftëtare” para qytetarëve mbajtën fjalim, Sollza Grçeva, Fillip Petrovski, Strasho Ollumçev, Janko Baçev. Ata përmendën se nuk duhet të ketë referendum për emrin duke kërkuar dorëheqjen e deputetëve të LSDM-së, kurse nga deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe liderit të tij kërkuan që të jenë në anën e popullit. Këtë e kërkuan edhe nga policia.
Fillip Petrovski nga Kryeministri Zoran Zaev dhe nga ministrat Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Sheqerinska kërkoi që të tërheqin marrëveshjen. Nga ministri Oliver Spasovski kërkoi dorëheqje nga shkaku se policia mbrëmë ka rrahur qytetarë të pafajshëm, kurse kur ngjyroseshin Kuvendi dhe bustet nuk ka prekur asnjërin me muaj të tërë.
Kemi të drejtën historike të protestojmë dhe të mbrojmë emrin tonë kushtetues Republika e Maqedonisë. Nesër në ora 11:00 është caktuar seanca e tradhtisë. I bëj thirrje popullit që të bllokoj Kuvendin. Ju keni të drejtë për këtë. Deputetëve e LSDM-së ju bëj thirrje të mos marrin pjesë në këtë tradhti dhe të mbesin këtu me popullin. Policia t’i heqë helmetat dhe të na bashkëngjitet në protestë, tha Petrovski duke apeluar qytetarëve se ata janë shpresa e fundit për Republikë të Maqedonisë.
Sipas Sollza Grçeva, marrëveshje është e pjellë e vdekur në epruvetë, që vazhdimisht bëjnë përpjekje për ta ngjallur. Ajo tha se historia dënon kurse tash është koha kur nuk duhet të lirosh asnjë centimetër.
Kemi qytetarë të mençur dhe të mirë, mbi të gjitha qytetarë të ndershëm që dinë se çka është Kushtetutë dhe e drejta ndërkombëtare, do të luftojmë ne të gjitha frontet e mundshme dhe do të fitojmë. Kjo pjellë e vdekur të cilën e lëvizin dhe mendojnë që ta ngjallin, nuk do të ngjallet në këtë vend. Maqedonia do të mbetet, ky popull i mrekullueshëm që testohet për durimin e tij, ashtu siç u testua mbrëmë, Ky popull është si guri dhe asnjëri asnjëherë nuk do ta heqë nga këtu. Nuk do të ndalemi deri në shpërbërjen e Kuvendit, e kësaj elite e cila nuk ka lidhje me ne duke vulgarizuar gjithçka. Por të gjithë ata, një nga një do ta lëshojnë këtë Kuvend, tha Grçeva./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje