LAJMI I FUNDIT:

Dy të akuzuar për 27 prillin pranojnë fajin, njëri dënohet me burg

Dy të akuzuar për 27 prillin pranojnë fajin, njëri dënohet me burg

Dy të akuzuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë kanë pranuar akuzat. Sipas Makfaks, në seancë gjyqësore fajin e kanë pranuar Vasko Cungarevski dhe Dimitar Popovski për veprën penale “dhunë”.

Cungarovski, i cili është djali i ish-gjykatëses në Gjykatën Themelore Shkupi 2, Zorica Cungarovska, ka marrë pjesë në dhunën në Kuvend dhe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, ai ka kërcënuar kryeministrin Zaev. Gjykatësja Olja Ristova, e ka dënuar me një vit dhe tre muaj burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.


I akuzuari i dytë është dënuar me masë alternative – dy vite burg nëse gjatë pesë viteve të ardhshme kryen vepër tjetër penale. Sipas Prokurorisë ai ka kërcënuar deputetin e BDI-së Artan Grubi.

Aktgjykimi nuk është në fuqi, pasi të akuzuarit kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Për të “enjten e përgjakshme” deri tani shqiptuar 9 dënime me kusht, ndërsa dy të akuzuar kanë pranuar fajin dhe janë dënuar me burg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori