Pas nënshkrimit të marrëveshjes në ditën e djeshme mes Maqedonisë dhe Greqisë, prej sot pritet të fillojë edhe procedura për zbatimin e saj.
Qeveria e Maqedonisë pritet që në seancën e sotme ta miratojë lidhin për ratifikimin e marrëveshjes dhe më pas ta dërgojë në Kuvend, ku edhe pritet të ratifikohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pasi ligji të dorëzohet në Kuvend, deputetët duhet ta votojnë dhe miratojnë me shumicë të thjeshtë, gjegjësisht me shumicë nga deputetët e pranishëm. Kuorumi minimal për punën e Kuvendit është 61 deputetë, që do të thotë se duhet të votohet “për” nga 31 deputetë që marrëveshja të ratifikohet.
Pas kësaj ligji për marrëveshjen dërgohet tek presidenti Gjorge Ivanov, i cili ka afat prej shtatë ditëve ta nënshkruajë. Nëse Ivanov vendos veto, marrëveshja rikthehet përsëri në procedurë kuvendore, ndërsa këtë radhë duhet të votohet me shumicë absolute (61 deputetët duhet të votojnë “për”). Marrëveshja në këtë rast përsëri dërgohet tek presidenti, i cili sipas Kushtetutës është i detyruar ta nënshkruajë.
Zbatimi i marrëveshjes do të ndodhë me shkallë, ndërsa do të futet të fuqi pasi të dy vendet ta pranojnë sipas procedurave të brendshme. Nëse eventualisht në cilën do nga palët nuk miratohet marrëveshja në procedurat e brendshme, kjo do të thotë se marrëveshja nuk vlen.
Ndërsa fjalën përfundimtare për marrëveshjen do ta kenë qytetarët e Maqedonisë, të cilët pritet të deklarohen në referendum, i cili duhet të mbahet në shtator ose tetor./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit