LAJMI I FUNDIT:

Takim për zbatimin e marrëveshjes për pakicat kombëtare mes Maqedonisë dhe Kroacisë

Takim për zbatimin e marrëveshjes për pakicat kombëtare mes Maqedonisë dhe Kroacisë

Në shkup sot do të mbahet takimi i tretë mes Komisioneve të Përziera për zbatimin e marrëveshjes për mbrojtje të pakicave maqedonase në Kroaci dhe pakicave kroate në Maqedoni.

Pala e Maqedonisë në Komisionin e Përzier do të udhëhiqet nga ministri i angazhuar për Diasporë, Edmond Ademi, ndërsa pala kroate nga sekretari shtetëror, Zvonko Milas.


Para këtij janë mbajtur edhe disa takime tjera, me qëllim që të mbrohen të drejtat e pakicave kombëtare në të dy vendet.

Pas përfundimit të takimit të sotëm, ministri Edmond Ademi në klubin e deputetëve do të mbajë konferencë për shtyp. /Telegrafi/