LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i Beg Rizajt poston fotografi me kryeministrin Haradinaj pas ‘incidentit’

Vëllai i Beg Rizajt poston fotografi me kryeministrin Haradinaj pas ‘incidentit’

Pas incidentit që ndodhi sot gjatë zbulimit të shtatores së Beg Rizajt në Deçan, ku u raportuar se Ali Rizaj (vëllai i Beg Rizajt) nuk ka dashur të lejojë askë ta zbulojë shtatoren, ka reaguar vëllai tjetër Ramiz Rizaj.

Ky i fundit  ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, se nuk ka ndodhur asgjë, por se sipas tij mediat janë munduar t`i japin konotacion tjetër asaj çfarë ka ndodhur sot gjatë zbulimit të shtatores së vëllait të tij të vrarë në Kumanovë më 2015-të, Beg Rizaj.


Vëllai i Beg Rizajt – “Aliu e kishte prej mërzisë, kryeministrin e kemi vëlla”
Lexo po ashtu Vëllai i Beg Rizajt – “Aliu e kishte prej mërzisë, kryeministrin e kemi vëlla”

Rizaj ka shkruar se asnjëherë nuk do të ndodhë që familja e tij të ketë ndonjë paqartësi me siç e ka quajtur ai ‘Heroin e gjallë të Shqiptarisë, Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj’.

POSTIMI I PLOTË I RAMIZ RIZAJT:

Nganjëherë në ngjarje të mëdha ndodhin keqkuptime për të cilat unë si kryefamiljar i familjes Riza kërkoj falje për një lëshim që na ndodhi në manifestimin e sotëm..!!

Shumë gojëkëqij dhe media fatkeqësisht u munduan ta përshkruajnë si incident me Kryeministrin, por jo Kurrë, Kurrë s`ka ndodhë as nuk ndodhë që familja jonë të ketë ndonjë paqartësi apo kundërshtim ndaj Heroit të gjallë të Shqiptarisë, Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj..!!

#Gjithmonë me ty Nderi i Kombit#

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori