LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i Beg Rizajt – “Aliu e kishte prej mërzisë, kryeministrin e kemi vëlla”

Vëllai i Beg Rizajt – “Aliu e kishte prej mërzisë, kryeministrin e kemi vëlla”

Në Deçan është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar Beg Rizaj. Kjo u bë në ditën e çlirimit të kësaj komune, që është vendlindja e Rizajt e edhe e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit, tha se Rizaj luftoi dhe ra për liri.


“Beg Rizaj është njëri prej neve, djemve shqiptarë, luftojë në UÇK që në ditët e para. Nuk ka betejë në Dukagjin që nuk e ka emrin e tij, luftoi për liri kudo që shqiptarët luftuan për liri edhe ra në kërkim të lirisë. Jeta jonë është e gjatë të vërtetat nuk mund t’i ngulfat askush dhe e vërteta gjithmonë ka me dal. Ne kemi pas dhe kemi që edhe nga brenda mundohen me na ndal hapin, me na e ndal fuqinë. Ne kemi pas, kemi e do të kemi që edhe prej brenda kanë me u mundua me i zbeh punët tona, por ka diçka le ta dinë të gjithë, edhe ata që kujtojnë se e donë atdheun shumë, por edhe të tjerë drejtimi ynë nuk ndërron, drejtimi ynë për të drejtën tonë nuk ndërron. Ne do të mbesim në të drejtën tonë, do të mbesim sepse nuk ka gjë më të shenjtë se sa me rrugëtuar me të drejtën për liri, me qenë i lirë”, tha Haradinaj.

Një incident ndodhi teksa po zbulohej shtatorja.

Ishte vëllai i Beg Rizajt, Aliu, ai që nuk dëshironte të lejonte askënd për të zbuluar shtatoren e të vëllait, por dëshironte ta bënte ai vet.

Teksa mediat ishin në një anë, panë vetëm pjesën kur ai po diskutonte me të kryeministrin Ramush Haradinaj.

Vëllai tjetër i Beg Rizajt, Hakiu, deklaroi se Aliu ishte i mërzitur për të vëllain dhe se nuk kanë asnjë problem me kryeministrin e vendit.

“Nuk ka pasur kurrfarë incidenti, ndoshta e ka pasur nga mërzia, ka qenë edhe Aliu në luftë mundet prej mërzie. Jo more, kryeministri është vëlla i joni, familja Haradinaj, Ramushi dhe Dauti janë vëllezër tonë”, tha ai.

Edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosja ka sqaruar incidentin.

Ai tha se ishte një konflikt në mes vëllezërve Rizaj dhe që kryeministri ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

“Refuzoi për vëllezër të vet që të marrin pjesë në zbulim të shtatores, se ata janë tre vëllezër që kanë mbetur dhe njëri prej këtyre vëllezërve nuk i ka lënë këta dy vëllezërit tjerë se janë keq mes vete. U desh me ndërhy kryeministri që me i pajtua në mes veti që me ju thënë se ti ke me zbulua këta dy nuk kanë me zbulua se këta dy pak më të kthjelltë. Ai i thoshte kryeministrit që ti nuk ki faj, por këta të dy nuk kanë qenë mbas Begut kurrë, nuk janë kanë në luftë kurrënjani dhe nuk dëshironte ti lejonte vëllezërit tjerë për me marrë pjesë”, ka thënë ai.

Më vonë sqaroi edhe vet kryeministri.

Thotë se ndërhyrja e tij ka qenë në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit të lirisë.

“Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria. Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllait të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje. I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjerë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua. Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë”, ka shkruar ai.

Shtatorja e heroit kombëtar do të qëndrojë në qendër të Deçanit, është financuar nga bashkëluftëtarët dhe bashkatdhetarët e tij. Ndërsa, komuna e Deçanit e ka ndarë hapësirën ku është vendosur.

Ushtari i “Shqiponjave të Zeza” të UÇK-së, Beg Rizaj, bashkë me tetë shqiptarë tjerë janë vrarë në Kumanovë gjatë një beteje me policinë dhe ushtrinë maqedonase, ku ende nuk është sqaruar se pse ndodhi kjo betejë dhe kush qëndron prapa tyre.

Ai është i varrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori