Kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se aktualisht janë 42 raste të shënjestruara, të cilat janë duke u përcjellë vazhdimisht nga Bashkimi Evropian.
Tahiri është shprehur i bindur se institucioni që ai drejton ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE.
“Aktualisht janë 42 raste të cilat përcillen në vazhdimësi. Një pjesë e tyre janë me vendim të formës së prerë që ka përfunduar gjykimi i tyre, një pjesë janë në ngritje të aktakuzave, një pjesë janë vetëm në fazën e hetimeve dhe të gjitha këto monitorohen nga Bashkimi Evropian”, tha ai për Ekonomia Online.
Tahiri ka ndarë detaje edhe nga vizita e misionit të BE-së, që para disa javësh ka mbledhur të dhëna lidhur me plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizmin e vizave.
Ai madje përsëriti edhe një herë deklaratat e liderëve shtetërorë se deri në fund të këtij viti, eventualisht në fillim të vitit 2019, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.
“… unë si ministër i Drejtësisë jam përgjegjës për hartimin e politikave dhe ligjeve që ndërlidhen me fushën e drejtësisë edhe në fushën që e zbatojnë ligjin. Kemi raportuar në detaje për angazhimin tonë dhe unë pres në fund të këtij muaji një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian që qytetarët tanë nga fundi i këtij viti, eventualisht fillimi i vitit të ardhshëm, të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Shengen”.
Kreu i MD-së, ka kërkuar angazhim të shtuar nga vartësit e tij, në trajtimin e të gjitha rasteve, jo vetëm atyre të shënjestruara.
“Ne presim një avancim dhe angazhim më të madh të gjyqësorit dhe prokurorisë që aktualisht po ndodh prej tyre në kuadër të këtyre rasteve mirëpo jo vetëm këto 42 raste po edhe janë shumë raste të tjera që nuk janë pjesë e këtij mekanizmi e që ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit…”, tha ai.
Kjo pasi, sipas tij, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jetë permanente, në mënyrë që përveç që të shkohet përpara me proceset integruese, të fuqizohen institucionet kundrejt dukurive negative.
“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është permanente nuk ndërlidhet me një proces ,ndërlidhet tani me liberalizimin e vizave mirëpo do të ketë edhe procese tejet të rëndësishme në të ardhmen dhe ne nuk do të ndalemi në asnjë rrethanë”, përfundoi Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet